10 orë operacion në zemër implantim për herë të parë i E-Vita open plus

Interventi i sipërcituar konsiston në zëvendësimin e aortës ascendente, harkut të aortës dhe endoprotezë në aortën deshendente torakale

Knid Ndrenika

Implantim për herë të parë i E-Vita open plus në një pacient të operuar disa vite më parë me zëvendësim të valvolës së aortës.

Ky pacient u paraqit si rast me çarje masive e të gjithe aortës, andaj iu nënshtrua interventit të fresh frozen elephant trunk.

Interventi i sipërcituar konsiston në zëvendësimin e aortës ascendente, harkut të aortës dhe endoprotezë në aortën deshendente torakale.

Ky operacion zgjati për mëse 10 orë. Kjo u bë e mundur nga ndihma që na u dha nga kompania Jotec dhe Mr. Ljube Petrovsky.

Implantimi i kësaj proteze shumë të kushtueshme i bërë në QSUT nga shefi i Kardiokirugjisë doktor Edvin Prifti, është një tregues i ecurisë në paralel me alternativat terapeutike bashkëkohore.

Pacienti bëri zgjim të mirë në periudhën postoperatore.

Më pas, pacienti nuk arriti dot të mbijetojë disa ditë më pas për shkak të semundjeve bashkëshoqëruese.

Comment

*