10 persona të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë pas kapjes së 40 mln eurove drogë në Itali

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë mes autoriteteve policore italiane dhe shqiptare që çoi në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Në Shqipëri mësohet se operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Vlorë ku kanë arrestuar 10 persona. 27 të tjerë janë arrestuar në Itali.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”.  Shikoni FOTO-t nga operacioni.

Gjatë hetimeve janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarve me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtyp për detajet e operacionit.

Sekuestrohen 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Trafik ndërkombëtar droge me vlerë 40 milionë euro. Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”.

Gjatë hetimeve  janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e  vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare  me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi ku do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënnryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, e Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale.

OraNews

Comment

*