10 të lënduar, pasi taksia godet këmbësorët në Boston

Dhjetë vetë janë dërguar në spital, të hënën mbasdite, pasi një taksi goditi një grup këmbësorësh në East Boston.
Sipas dy burimeve nga forcat e rendit, incidenti po trajtohet si aksident dhe jo si terrorizëm.
Shoferi u ka thënë autoriteteve në skenën e incidentit se ka shtypur pa dashje gazin në vend të frenave. Burimet kanë shtuar se ai po bashkëpunon me hetimin.
Incidenti ndodhi në Porter Street dhe Tomahaëk Drive, afër vendit ku merren taksitë në Aeroportin Ndërkombëtar Logan, bëri të ditur Policia e Shtetit të Massachusetts.
Policia është duke e intervistuar taksistin, i cili është një 56-vjeçar nga Cambridge. Emri nuk është deklaruar ende sa kohë që hetimi është në vijim.
CNN ka bërë të ditur se katër pacientë u dërguan në Boston Medical Center, katër në Tufts Medical Center dhe dy në Massachusetts General Hospital.
Mijëra shqiptaro-amerikanë jetojnë në Boston dhe rrethinat e tij.
Qyteti pësoi një sulm terrorist disa vite më parë, gjatë maratonës së tij tradicionale. Katër vetë u vranë dhe dhjetëra u sakatuan, në atë rast. (Illyria)

Comment

*