10 vjet pas vdekjes, At Zef Pllumi lëshon dritë dashurie dhe forcë njerëzore

Sot (e shtune) u perkujtua ne Biblioteken e Lezhes At.Zef Pllumi, ne 10 vjetorin e ndarjes se tij nga jeta

Permes kujtimeve qe ruajne prej tij – e mbesa Angjelina Gjeka, botuesi Frano Kulli, shkrimtari Prec Zogaj, autori I portretit te tij, piktori Pashk Pervathi, – si edhe leximit te fragmenteve nga trilogjia “Rrno per me tregue”, nga te rinj e mesues.

Kryetari I Bashkise Lezhe z.Fran Frrokaj, I cili u kujdes per kete aktivitet, tha se “leximi I deshmise se tij, eshte homazhi me i mire qe mund t’i behet kesaj figure, per te ruajtur te gjalle kujtesen historike.

Kujtesa na mbron qe te mos gabojme dhe te jemi te vetedijshem per modelet e jashtezakonshme njerezore, qe ka patur ky truall, ne cdo kohe, sado te veshtire.”

Myftiu I Lezhes z.Agim Terziu solli ne vemendje driten e mendjes e te shpirtit te klerikeve te denuar shqiptare, katolike e muslimane, per ta dashur kete vend dhe njeri-tjetrin, me fuqine qe jep besimi ne Zot.

Altin Meçaj, gazetar, Bardhok Pulaj mesues dhe shkrimtar, u ndalen ne peshen qe ka vepra e nje personaliteti shumedimensional si At Zef Pllumi per te ndertuar vetedijen mbi historine dhe njerezit qe e shkruajne ate cdo dite permes punes se tyre.

Ju faleminderit ne vecanti nxenesve Ester, Xhesika e Alban, mesuese Nikoletes, Klubit te Letrave dhe cdonjerit prej te pranishmeve per kohen dhe ndihmesen.

10 vite pas vdekjes, At Zef Pllumi leshon drite dashurie dhe force njerezore.

Biografi e permbledhur…

At Zef Pllumi lindi më 28 gusht 1924 në Malin e Rencit në Shengjin te Lezhës.

Në moshën 7 vjecare hyri në kolegjin françeskan të Shkodrës, kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si Fishta, Harapi, kompozitori Martin Gjoka, Gjon Shllaku etj.

Mori formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër.

Kreu maturën në liceun “Illyricum” më 1943[3].

Ishte 22 vjeç, kur më 14 dhjetor 1946 u arrestua dhe dënohet me tre vjet burg.

Dënimin e vuajti pranë Burgut të Madh të Shkodrës dhe në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe, dhe Orman-Pojanit në Maliq.

Me t’u liruar shkon herë në Shkodër e herë në Shëngjin, tek familja e tij, në vartësi të situatës.

Nga viti 1949–1951 merret me numizmatikë si teknik i Muzeut të Shkodrës.

Në vitin 1958 shugurohet meshtar, caktohet në fillim si i besuar për t’u dërguar ndihmat priftërinjve nëpër kampet e ndryshme.

Më tej, për 12 vjet shërbeu si meshtar i Dukagjinit, në zonën më të thellë-Shosh.

Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë.

Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet të kontribuojë në lëmin e kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.

Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës.

Ai shkruan dhe boton trilogjinë Rrno vetëm për me tregue, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, Saga e Fëmijnisë.

Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si edhe përpjekja për gjetjen e eshtrave të Át Gjergj Fishtës.

Më 13.11. 1995 filluan gërmimet për varrin e Fishtës.

U gjetën një pakicë eshtnash shpëtuar prej dhunimit të varrit.

At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” në vitin 2006 nga Presidenti Alfred Moisiu.

Po në vitin 2006 Át Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime Rrno vetëm për me tregue të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Juria paska pranue edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj âsht vlera që ka demokracia.

Kjo âsht vlefta mâ e madhe që i bâhet librit tim.

Të tjerat janë për mue kunora që çohen në funerale që i vdekuni s’i sheh, ─ tha P. Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit.

Vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë të Italisë, dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.

Comment

*