100 gra protestojnë lakuriq kundër Donald Trump

(KUJDES: Më poshtë, vijojnë fotografi që kanë lakuriqësi)
Kuvendi Kombëtar Republikan që do të emërojë zyrtarisht kandidatin për president fillon sot në Cleveland (Klivlend), Ohio (Ohajo).
Delegatët që mbërritën të dielën, përfshi edhe kandidatin e sigurtë, Donald Trump, u pritën nga protesta e parë. 100 gra, komplet lakuriq që mbanin në duar pasqyra rrethore, të cilat i kishin drejtuar nga arena ku mbahet Kuvendit.
Ato janë organizuar nga artsti Spencer Tunick që qendronte mbi një shkallare me kamera në duar të fokusuar mbi gratë lakuriq ndërkohë që fshinte djersën me mëngë.
Ndërsa fotografonte, ai bërtiste: “Ju duam të gjithave! Kjo është e bukur” ndërsa merrte forografi për instalimin e tij artistik me titullin: “Gjithshka që thotë ajo do të thotë gjithshka”.
Ndërsa disa fotografohen, të tjera presin radhën, anash selisë së zjarrfikëses së qytetit, të mbështjella me çarçafë dhe peshqirë. Anash tyre, grumbuj sytjenash, brekësh dhe kanatieresh.
1,800 gra kanë aplikuar që të marrin pjesë në këtë instalim artistik. Janë gra nga e gjithë bota, të moshave dhe racave të ndryshme, bën të ditur gazeta “Illyria”, duke cituar burimet nga qyteti. Disa prej tyre janë nxitur nga ideja që t’i japin një mesazh kandidatit Trump. Të tjerat thjesht kanë krenari të tregojnë trupin e tyre.
“Donald Trump ka thënë shumë gjëra fyese për gratë. Ai nuk i kupton ato dhe nuk do të marrë votën e tyre”, tha njëra prej grave.
Fotografi i kishte këshilluar që ta mbanin afër nga një çarçaf apo peshqir, në rast se policët vendosnin të ndërhynin. Është e paligjshme që të dalësh lakuriq në rrugë në Ohio. Por, në raste të tilla, ai tha se policia zakonisht arreston vetëm artistin që bën organizimin dhe i lejon modelet që të largohen.
“Nëse do të vijë policia, do të më arrestojë mua”, tha ai.
Në fakt, askush nuk e ndërpreu procesin. Dhe të gjithë u shpërndanë të qetë e të kënaqur.
Mbi 3,500 policë janë mbledhur tani në Cleveland, sepse dhjetëra protesta janë paralajmëruar, përfshi edhe nga Jetët e Zeza Kanë Rëndësi. Shumë druhen se do të ketë dhunë. Qytetin mund ta marrë malli shpejt për protesta si kjo e të dielës me gra lakuriq, që protestojnë në heshtje, me pasqyrat e ngritura lart. (Ruben Avxhiu)

 

Trokit mbi fotot për t’i zmadhuar

Comment

*