100 kompani nga Serbia në Panairin “Prishtina 2017”

Prishtinë, 27 shtator 2017 – Një numër i madh i kompanive nga vende të ndryshme po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017”, raporton KTV.

Në këtë panair po marrin pjesë edhe kompani nga Shqipëria, përfaqësuesit e të cilave kërkuan integrim më të madh ekonomik mes vendeve të Ballkanit.

Po ashtu, po marrin jesë edhe 100 kompani nga Serbia, 80 mw shumw se vitin e kaluar, kur kishin marrw pjesw 20 kompani serbe.

Përfaqësuesit e bizneseve nga ky vend kanë kërkuar nga politika të heqin dorë nga pengesat e të bërit biznes mes kompanive.

Në hapje të parairit, është kërkuar që të punohet më shumë për heqjen e barrierave, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit të jetë më i madh.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria do të mbështesë rritjen e prodhimit në vend. (r.m.)

Comment

*