100 vjet Luftë e Vlorës, Meta: Thirrja e Wilson-it ngjalli shpresa te shqiptarët

LIVE – Ceremonia solemne e organizuar në "Sheshin e Flamurit" me rastin e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, ku kam privilegjin të vlerësoj me Tituj të lartë Nderi disa nga figurat atdhetare më të shquara të saj. 🇦🇱

LIVE – Ceremonia solemne e organizuar në "Sheshin e Flamurit" me rastin e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, ku kam privilegjin të vlerësoj me Tituj të lartë Nderi disa nga figurat atdhetare më të shquara të saj. 🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Wednesday, September 2, 2020

Presidenti Ilir Meta komentoi në facebook ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës

Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar!
Këtë e dëshmoi 100 vite më parë edhe Lufta Kombëtare e Vlorës, simboli i qëndresës së popullit tonë ndaj çdo projekti sundues, model i reagimit të vetëdijes atdhetare të shqiptarëve që marrin në dorë fatet e veta në momentet më kritike të kombit dhe Shqipërisë!
Për këtë arsye Lufta e lavdishme e Vlorës mbetet edhe sot një krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë.
Nga “Sheshi i Flamurit”, zemra e Vlorës që rreh vetëm Kuq e Zi, pata privilegjin të nderoja sot me mirënjohje të thellë disa nga patriotët, trimat dhe kapedanët që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, të cilët na kanë lënë si trashëgimi mesazhin e përjetshëm, që vleu një shekull më parë, vlen ende sot e në të ardhmen, se në vendin e shqiponjave lindin gjithmonë shqiponja që do e mbrojnë kurdoherë Shqipërinë, Atdheun tonë. 🇦🇱

Fjala e presidentit Ilir Meta në ceremoni

Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë. Lufta e Vlorës 1920, ishte lufta më e vërtetë e Shqipërisë. Që garantoi pavarësinë e Ismail Qemalit. Ishte lufta kombëtare për territorin, autoritetin, dhe ndalimin e planeve anti- shqiptare. Që vinin në pikëpyetje Shqipërinë.

Shpërtheu në një moment kyç, kur ushtritë zbarkuan në Shqipëri duke shkelur me këmbë. Thirrja e Wilson, për t’iu dhënë fund traktateve të fshehta, ngjallën shpresa tek shqiptarët. Por çështja e Shqipërisë ishte e nënçmuar.

Vendin e ushtrive, e zunë projektet e copëtimit. Nuk u pranuan nga kapedanët e çetave, dhe populli u ngrit në këmbë për të luftuar. Vlora mori në duar fatet e veta. Dhe jo vetëm. Vlora, Mallakastra, Tepelena, Korça, Shkodra e Malësia me gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë.

Dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zoti është vetë populli. Model i disiplinuar, atdhetar, dhe njohje të rreptë të ligjeve ndërkombëtarë. Vlora ia ka ngritur kryet Shqipërisë në momentet më të vështira.

Sot nderojmë Vlorën, komandantët, gjyqtarët, ata që hartuan ultimatumin, dhe ata që e zbatuan me gjak. Kujtojmë dhe vlerësojmë Diasporën në Amerikë, që pati rëndësi shpëtimtare. Atdhetari i madh, Fan Noli bindi Wilsonin që Amerika të jetë pranë Shqipërisë, dhe ajo nuk do shpërbëhet.

Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Burim frymëzimi dhe vetbesimi për popullin shqiptar. Mos harrojmë se 22 vite më pas, jo larg nga këtu katër djem të rinj vlonjatë bënë një histori të jashtëzakonshme, katër 20- vjeçarë kundër 400 fashistëve. Ranë heroikisht pikërisht sepse ishin të mbrojtur me krenarinë që Lufta e Vlorës u dha shqiptarëve.

Ashtu sikurse Perlat Rexhepi me 2 shokë të tjerë, do të shkruanin një nga epopetë më të mëdhaja të luftës, atë të Shkodrës. Simbol i qëndresës, duke i treguar botës se ky vend ka zot, dhe zoti është populli. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kapedanët dhe trimat, që na kanë lënë mesazhin e qartë, dhe do jetë gjithmonë, se në vendin e shqiponjave lindin vetëm shqiponja që e mbrojnë gjithmonë atdheun. Çdo 3 shtator, dhe ço 29 nëntor çdo shqiptar ndihet i lirë. Këtu u ngrit flamuri, këtu u rrit liria, këtu ndodhi pavarësia.

Comment

*