107 vjet nga lindja e Gonxhe Bojaxhiut, Shenjtores shqiptare Nënë Tereza

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. Me këto fjalë të thjeshta e pati përmbledhur gjithë jetëshkrimin e saj, Shën Nënë Tereza, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, së cilës iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër.

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910, u kthye në shtëpinë e Atit më 5 shtator 1997, u shpall e Lume më 19 nëntor 2003, nga Gjon Pali II e Shenjtore, nga Papa Françesku më 4 shtator 2016. Jetoi e vdiq me sytë ngulur te Kryqi, të cilit i kushtoi, ndërmjet tjerash, edhe skicën, që e zgjodhën sot, për ta kujtuar në 107-vjetorin e ditëlindjes:

“Po t’ia ngulësh sytë Kryqit, do të vëresh se Zoti e ka kokën të përkulur drejt teje: dëshiron me të puthë… E krahët i ka të hapur. Dëshiron me të rrokë! Në kraharorin e shporuar i duket zemra, nga e cila del një pëshpëritje e lehtë. Zemra e Zotit të thotë: “Po të pres!”.

Atëherë kur ta ndjesh veten shpirtërisht të mjerë, shikoje Kryqin, e do ta kuptosh Fjalën e pafolur! Vuajtja, dhimbja, pakënaqësia, nëpërkëmbja, poshtërimi, vetmia, s’janë tjetër, veçse puthja e Jezusit! Shenjë se i je afruar aq pranë Zotit, sa ai, më në fund, mundet me të puthë! E puthja e Zotit është e vetmja shtyllë guri, ku mund të mbështetesh, pa frikë nga rrëzimi! Kur të puth Zoti, trishtimi ik si shpend i egër,
andej kah vjen terri…”.

radio Vatikani

 

One Response to “107 vjet nga lindja e Gonxhe Bojaxhiut, Shenjtores shqiptare Nënë Tereza”

Read below or add a comment...

  1. sali ramadani-uskana says:

    PERFUNDIMISHT, EPOPEJA SHQIPTATE-BOTERORE: “N E N A T E R E Z E ”

    Pas (ri)botimit te artikullit paraprak: poemthit (14 faqe me rreshta te gjate)dhe poemes(30 sish) omonime:”Klintoni,Nena Tereze,L.Gjergji” etj.,(ri)botuar ne “Fjala e Janarit,2003,Bota Sot(2015), “Illyria(,2016…)etj.,pritet edhe epopeja kapitale grandioze ne dhjetra-qindra-mijera… faqe, konform marreveshjes paraprake dhe pritjes se bashkepunimit te paralajmeruar vellazeror ne ca raste, me mikun tim te kahemkoteshem per rrumbullaksimin e me shume shkrimeve dhe botimeve te tij etj.-Z.Df.Akad.Prof.Dr.Lush Gjergjit, edhe epopeja gjithekombetare shqiptare dhe nderkombetare madheshtore,vetem me nje Emer te Madh:”NENA TEREZE” “.

    Paraprakisht,ne te gjtha mediat e shkruara dhe eletronike,shqiptare dhe nderkombetare,presim (ri)botimin e tyre,konform titujve etj.te theksuara dhe (ri)botuara me shume here vite me radhe. flm…

    Me respekt te jashtezakonshem:

    Sali Ramadani-Uskana

    (ish-Kercova e…)
    dhe bashkepunetoret permenente…

Comment

*