12 policë të Prizrenit në mesin e të infektuarve me koronavirus

Prishtinë, 22 maj 2020 – Prej 19 rasteve të reja me koronavirus të konfirmuara të premten në Prizren, 12 janë zyrtarë policorë, raporton KOHA.

Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policorë në komunën e Prizrenit, por testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën. Testimi është i domosdoshëm, për shkak se një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë.

Të premten në Kosovë u konfirmuan 21 raste të reja me koronavirus. 19 prej tyre janë nga komuna e Prizrenit dhe dy nga komuna e Suharekës.

Prizreni është komuna e dytë më e prekur me koronavirus në Kosovë, pas Ferizajt. Në Prizren janë konfirmuar 121 raste me koronavirus, ndërsa në Ferizaj janë konfirmuar 134 raste. (r.m.)

Comment

*