13 murgesha katolike vdesin nga koronavirusi në një kuvend në Michigan

13 murgesha, Motra Feliciane, kanë vdekur koronavirusi në një kuvend, në Livonia, Michigan.

Revista “Times” shkruan se ato ishin të moshave nga 66 deri në 99 vjeç.

12 prej tyre vdiqën brenda harkut të një muaji, duke filluar nga Motër Mary Luiza Wawrzyniak, 99 vjeçare që vdiq e para, ditën e Të Premtes së Mirë.

17 murgesha të tjera po nga ky kuvend janë shëruar dhe kanë mbijetuar, sipas Motër Noel Marie Gabriel, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore klinike të Provincës Zonja Jonë e Shpresës.

Në rang botëror, 61 murgesha kanë humbur jetën nga COVID-19, shumë prej të cilave në Itali, një nga vendet më të goditura prej epidemisë.

Comment

*