150 familje të varfra në Pukë e Fush Arrëz festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me ndihmat nga Amerika

Artisti i njohur Fran Gjoka mbledh ndihma nga shqiptarët nga SHBA, bashkëpunon me gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Armir Mehaj, për të realizuar bamirësinë e radhës
fran-gjoka
 

Një bashkatdhetari ynë në SHBA, Fran Gjoka ka ndihmuar që qindra familje në varfëri të skajshme në Shqipëri të kalojnë me gëzim Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Ai ka bashkëpunuar për këtë me një bashkëvendasin e tij, gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Armir Mehaj dhe të dy kanë bërë realitet këtë bamirësi të bukur.
Fran Gjokaj njihet si artist me zemër të madhe dhe kjo nuk është hera e parë që ai nidhmon njerëzit në nevojë. Në këtë rast, ai ka mbledhur edhe donacione nga pukjanë e shqiptarë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ndihem shumë i lehtësuar por edhe shumë i pikëlluar për skamjen e tyre. Më vjen keq që nuk kam mundësi të ndihmoj edhe më shumë. Falënderoj përzemërsisht të gjithë bashkatdhetarët që iu bashkuan këtij aksioni në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Falënderoj gazetarin Armir Meha, bashkë me kryetarët e bashkive të Pukës, Gjon Gjonaj dhe të Fusharzës, Fran Tuci që ndihmuan në shpërndarjen e ndihmave në zonat shumë të thella malore”, tha për gazetën “Illyria” Fran Gjoka, aktivisti i njohur në Amerikë, që organizoi këtë aksion humanitar.

Rreth 150 familje morën nga një pako rreth 75 kilogramë me ushqime të nevojshme për të zbutur sadopak varfërinë në këto raste festash. 10 tonë ushqime janë dhuruar për skamnorët në total.
“Jemi munduar t’i bëjmë pjesë të tavolinave tona këto familje në nevojë dhe uroj që ato t’i kalojnë festat në mënyrën më të mirë, me shpresë që jeta e tyre të përmirësohet në vitin që po vjen”, tha z. Gjoka.
Fran Gjoka, këngëtar i njohur, qytetar nderi i Pukës, i cili me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së Shën Terezës është dekoruar me titullin “Kavalier i mijëvjecarit të Paqes” nga “Unioni ndërkombëtar i Paqes në botë”, asnjëherë nuk është shkëputur nga vendlindja, Puka ndonëse jeton rreth 23 vjet në SHBA. Ka ndihmuar vendlindjen edhe më parë dhe thekson se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Bashkia e Pukës e ka shpallur personalitet i vitit 2016.
“Sa do të më japë Zoti, do jap dhe unë”, thotë ai.

 

Lista e dhuruesve

Fran Gjoka $2000

Dom Ndue Gjergji $300

Marin Perkeci $1000

Zef Balaj $500

Eduard Gjeloshi $500

Blerim Lumaj $500

Bardhok Markaj $500

George Horkey $500

Wigley Cornbeef $500

Marash Nucullaj $300

Arben Pllumaj $300

Gjon Krasniqi $200

Alfred Pergjoni $200

Lekë Gjonaj $200

Palokë Camaj $200

Nikollë Lucaj $100

Hasan Qurkaj $100

Pal Shkreli $100

Rit Gjonikaj $100

Besard Ukaj $60

One Response to “150 familje të varfra në Pukë e Fush Arrëz festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me ndihmat nga Amerika”

Read below or add a comment...

  1. Mimoza says:

    Nje gjest qe shum njerez mund te bejne per te dhene nje buzeqeshje me shum aty re qe jane te varfer. Respekt

Comment

*