17 nxënës nga Halifax, Kanada pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”, në New York

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me 12 klasa në Online iu shtuan nxënës nga Halifax, Kanada

 

Nga Keze Kozeta Zylo

O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot . . .

Covidi 19 kjo sëmundje paralizuese që bllokoi një botë të tërë, e ka të pamundur të sfidojë mësimin shqip. Bordi, koordinatorët dhe mësuesit e përkushtuar të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York e gjetën udhën për të dalë nga kafshimi i bishës paralizuese Covidi 19, dhe kjo vaksinë për Shkollën tonë është vetëm SHQIPJA HYJNORE. Sapo mbaroi java e shtatë e mësimit shqip në Online.
Tashmë në Shkollën “Alba Life” nuk ka vetëm nxënës nga Nju Jorku meqënse e ushtron mësimin në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, por janë regjistruar nxënës dhe nga shtete të tjera si nga Washington State, Suedi, Georgia, Michigan, Pennsylvania etj.
Këtë javë erdhën disa nxenes nga Halifax, Kanada dhe të regjistruar janë 17 nxënës.
U mirepritëm me plot dashuri nga mësueset Vlera, Dr.Duli etj. dhe do të jenë dhe me mësuese të tjera që janë pranë këtij programi serioz dhe plot profesionalizëm, si rezultat i drejtimit, i mësueseve tejet të kualifikuara, shumica e tyre nga Shqipëria dhe Bordi i Edukimit, Amerikë.
Bashkëpunimi i ngushtë me mësuese Mira Shehu e cila jeton dhe punon ne Halifax, e përfshirë në mësimin e Gjuhës shqipe dhe n/kryetare e këshillit të mesimit shqip në Diasporë, bëri që t’i kemi këta nxënës midis nesh.
Me shumë dashuri e mirëprita këtë lajm jo vetëm si mësuese dhe shqiptare, por dhe kënaqësinë që më jep emri i Halifax-it të cilin e kam vizituar disa vite më parë dhe kam shkruar reportazhin me temë: “Halifax në Kanada, një qytet ushtarak që mban brenda eshtrat e Titanikut”
Shume pranë në imagjinate midis ujit dhe qiellit të vjen Amphitrite, mbretëresha e detit, gruaja e Poseidonit, perëndeshë që pjellë bujarinë e pasur të detit dhe jep frymezim me fllade oqeanike…
Për rrjedhojë mua më duken që këta nxënës vetëm frymëzojnë, janë muzë perëndie dhe Ëngjëj mbrojtës të Gjuhës Shqipe, e cila është siç shkruan Lasgush Poradeci si: “O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot”…
Ardhja e nxënësve nga shtete të tjera është sukses, seriozitet dhe sfidë.
Në takimin që patëm në Google Meet me mësuese Mirën nga Halifax, si dhe mësuese Vlerën dhe Manjolën drejtuar nga Qemal Zylo themelues i Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York u bisedua për bashkëpunimin tonë, përvojat dhe metodikat e mësimit Shqip të ndërsjellta midis dy vendeve që na bashkon GJUHA SHQIPE. Ishte një bashkëbisedim i frytshëm, i ngrohtë dhe vëllazëror, bashkëbisedime që kemi aq shume nevojë sidomos kur jeton dhe punon jashtë Atdheut mëmë.
Takimi me mësuese Miren ishte frymëzues për të ecur më tej në udhën e ndritur që ndriçohet nga 36 gërmat e arta të Alfabetit Shqip.

Mirë se erdhët nxënës të dashur nga Halifax, Kanada pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY!

25 tetor, 2020, New York

Comment

*