18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Prishtinë, 12 qershor 2017 – Sot bëhen 18 vjet kur forcat e KFOR-it hyn në Kosovë për çlirim okupimi i Serbisë në Kosovë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave.

Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Të parët që kanë hyrë në Kosovë kanë qenë njësitet britanike, ndërsa misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Këta trupa të NATO-s nga shtetet të ndryshme fillimisht numëronin 50 mijë ushtarë.

Si pasojë e luftës në Kosovë, mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur, kurse mbi 1 milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë shumë të mëdha.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

/Aktivpress/

One Response to “18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Nga Ditari.”Kur bota mendoi e veproi shqip”

    Më 12 qershor 1999 / e shtunë / , – Sot u konfirmua hyrja e afro 200 ushtarëve ruse në Kosovë, pa koordinim me NATO-në, Ky është një ekses i pritur, çka pritet në të ardhmen. Qernomirdin e Ivanov biseduan me Talbotin lidhur me këtë paqartësi. Rusët thonë se ata duhet të kthehen dhe kjo që ka ndodhur është gabim. Jelcin bisedoi me telefon me z. Klinton lidhur me këtë provokim të marrëveshjes. Ky është urdhër i verbët i Jelcinit që aspiron të dëshmojë para serbëve se ata/rusët/ bëjnë edhe të paarsyeshmen vetëm për të përfituar diç që nuk është e mundur. Që nga ora 5.25min. forcat paqësore të NATO-së, Anglezë, Amerikanë, Gjermanë e Italianë kanë depërtuar në Kosovë nga disa drejtime. Deri në mbrëmje flitet për 11-12 mijë ushtarë që kanë arritur deri në Prishtinë. Kudo, që nga vendkalimi kufitar, paqeruajtësit u pritën ngrohtësisht nga popullata civile shqiptare e Kosovës. Shpëtimtarët e lirisë u përshëndetën nga masat civile shqiptare. Serbët që dje e sot po tërhiqen nga vendqëndrimet, ku kanë kryer krime në Kosovë, ata u tërhoqën edhe nga vendkalimi kufitar, diku u zunë të armatosur dhe u çarmatosën. Kishte raste që gjatë kalimit të konvojeve paqeruajtëse të hasin në zona minuese. Kurthat e minimet e shumta, paraqesin pengesë e rrezik për paqeruajtësit dhe popullatën shqiptare. Shqiptarët duhet pritur pastrimin e terreneve dhe lokaleve të banimit dhe nën mbikqyerjen e subjekteve ndërkombëtare të kthehen në formë të organizuar dhe të diniteshëm. Ky do të jetë vërtet kthim i madh, siç tha kryeministri ynë z.Thaçi. Sot me paqeruajtësit u takuan edhe UÇK-ja, ata po përcjellin kthimin me kujdesin më të madh, ata janë të gatshëm të vihen në sigurinë e të kthyerve dhe mbrojtjen e popullatës. Sot lajmërohet se në Kosovë kanë hyjë mbi 1000 gazetarë e reporterë, të cilët po raportojnë për këtë ngjarje triumfale të NATO-së, UÇK-së dhe popullit shqiptarë. Klinton me fjalët të vaçantë ju drejtua ushtarëve dhe popullit shqiptarë për triumfin ushtarët monumental kundër dhunës, masakrat e gjenocidit, që Miloshi kishte planifikuar mbi shqiptarët, vetëm pse nuk janë serbë e besojnë ndryshe në zot, janë autokton e kanë prejardhje tjetër. Klinton tha se shqiptarët nuk duhet të hakmerren ndaj serbëve, përkundër humbjeve dhe shkatërrimeve materiale e shpirtërore që kanë pësuar nga serbët. Çdo gjë të dëmtuar, pas kthimit të sigurt, do të kompensohet, madje edhe siguria dhe jeta e lirë, duke krijuar institucionet demokratike të shoqërisë së re. Kërkesat e papërmbajtura të disa individëve, që të dalin e të tregohen “atdhetar”, se ata do të shkojnë në Kosovë pa e pyetur askënd, madje do të shkojnë menjëherë dhe do të shkojnë në këmbë, paraqet vetëm një mosdisiplinë e padëgjueshmëri civilizuese politike. UNHCR sot dha udhëzime për kthimin e mundshëm, si dhe ndihmat humanitare e materiale, që do të ofrohen, kur do të krijohen kushtet e sigurisë për kthim. Kthimi është fort afër, përmbajtja do të jetë shpëtim e fatbardhësi jona, si edhe lumturia pa ndonjë plagë të re e të panevojshme. Qeveria Thaçi, sot ishte në Vjenë dhe u takua me Shyselin, ate e njoftoi për tendencat ruse dhe provokimet ushtarake të futura egërsisht në Kosovë. LDK-ja dje në Tiranë doli me qëndrime tjera karshi liderit të vet.
    Nga autori

Comment

*