18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës

Prishtinë, 9 qershor 2017 – Sot 18 vjet është nënshkruar Marrëveshjes Ushtarako-Teknike e Kumanovës,  e cila i ka dhënë fundit sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ojektivave ushtarake e policore të Serbisë, e cila atëherë ishte pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur 78 ditë, si edhe pas përpjekjeve të shumta diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, në të cilën janë vrarë mbi 10 mijë njerëz, janë zhdukur rreth 5 mijë të tjerë dhe janë zhvendosur jashtë Kosovë mbi 1 milion vetë.

Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

Sipas marrëveshjes, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë janë vendosur trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe ka nisur largimi i forcave serbe.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Sollana, më 10 qershor 1999, e kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte miratuar Rezolutën 1244, e cila I kishte hapur rrugë dërgimit në Kosovë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, me 37.200 ushtarë nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që drejtoheshin nga KFOR-i Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë kishte nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do ta administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

/Koha.net/

One Response to “18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Nga ditari.”Kur bota mendoi e veproi shqip”

    Më 9 qershor 1999 / e mërkurë / , – NATO sot kishte 523 fluturime e sulme në pikat strategjike në serbi e Kosovë. Përkundër vazhdimit të bisedimeve ushtarake në Kumanovë, ku ende nuk u arrijtë marrëveshje për shkak të pengimeve nga pala serbe. KS i OKB-së, sot nuk pati takim të cilin do ta mbajë nesër nga pritet aprovimi i Deklaratës së G-8. Këtu ka ngelur vetëm Kina që mund të pengon. Kina do na shpërblej, për atë që Shqipëria e pat anëtarësua në OKB. Diplomacia botërore Bler, Volebek, Petriq, Ollbrajt e të tjerë, sot dhanë opinione pozitive për çështje të Kosovës dhe u shprehen për shpejtimin e zgjidhjes dhe kthimit të të ndjekurve shqiptarë brenda 2-3 muajve. UÇK-ja pati aksione të suksesshme në të gjitha zonat e luftës, Serbia përkundër shenjave për ikje, po vazhdon sulmet edhe në brezin kufitar shqiptarë. Ndërkaq në brezin kufitar maqedon popullata po tërhiqet nga vendbanimet për rreth Kosovës. Shteti maqedon fal NATO-së ende qëndron në këmbë, përndryshe krahu i Kiros është proserb. Nxënësit tanë në kampet shqiptare në Maqedoni janë shpërndarë në disa lloj sisteme e programe mësimore, deri sa në Kosovë nuk punohet fare, në Shqipëri edhe për nxënësit kosovarë është vendosur sistemi mësimore 10-të javor veror, kurse këtu në Maqedoni me ndihmën e matrapazëve të arsimit, atyre që nuk kanë cilësi pozitive të punës në shkolla, atyre që nuk kanë qenë kurrë punëtorë, këtu kanë gjetur terren dhe janë ekspozuar, kanë marr iniciativa, pa konsultuar asnjë subjekt kombëtar e as QP, kanë hapur shkollat nëpër kampe, punojnë si nuk duhet e kush nuk duhet. Shkollën e udhëheq një ekonomist në Qegran, një tjetër Ingjinjere me shkollë të lartë, udhëheq shkollën në Senakoc, kurse një pjesë e madhe e nxënësve shqiptarë mësojnë nëpër shkolla fillore maqedone, aty ku banojnë. Aty nuk ka biseduar askush me askënd, çfarë mësimi e në çfarë programi mësimor punohet, aty punohet me program maqedon ku maqedonishtje e mësohet historia maqedone. Me këtë po bëjmë dezorientim mësimore të nxënësve tanë, pa arsye dhe nga shpirtrat e sëmura të njerëzve tanë të ulët e servile, adapt, të cilët qesin krye, ju duket se mund të bëjmë diç, “kur mungon luani, dhelpra bëhet mbret”.
    Më 10 qershor 1999 / e enjte / , – Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës për Paqe/ dje kah ora 22/, sot nuk kishte sulme të NATO-së. Për habi në këto bisedime marrin pjesë vetëm serbët dhe përfaqësuesit ushtarak ndërkombëtar, por jo edhe përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës. Klarku njofton se forcat serbe, sipas marrëveshjes dhe fazave të tërheqjes, kanë filluar tërheqjen e tyre nga Kosova, ato po vërehen sidomos në rrugën Podujevë – Prishtinë/100-120 automjete ushtarë të armatosur/, kanë filluar sipas fazës së parë, pasi tërheqja do të bëhen në tri faza. Solana ka marr vendim për ndërprerjen e sulmeve. Kjo është pritur tash sa ditë, javë, muaj e vite. Luftimet e fundit shkaktuan tragjedi të mëdha në njerëz dhe shkatërrime të shumta materiale në Kosovë. Dolën opinione nga subjektet politike e nivele ndërkombëtare, por edhe brenda vet shqiptarëve. Serbët festuan për këtë shkarkim nga frika apo edhe për fitore, sepse intervenimi ushtarak i NATO-së ishte me arsyetim të shpëtimit të një katastrofe njerëzore dhe ndërprerje të konfliktit. Klinton u shpreh “Fitoi demokracia” pa asnjë humbje të asnjë ushtari, kështu optimist u shpreh edhe Bler, Shrëder, Solana, Shia e shumë përfaqësues nga Alenaca Veriatlantike. Opinion pozitiv kishte edhe pianiku Jelcin. Bota sot ishte përplot opinione, ajo sot fliste shqip, fliste për këtë ngjarje monumentale të paqes dhe fitores së demokracisë mbi dhunën, gjenocidin e pastrimin etnik në Kosovë. Rexhep Mejdani ju drejtua kombit, ai foli gëzueshëm për hapin e parë drejt pavarësisë së Kosovës pas 87 vitesh. Kurse Majko i foli Kuvendit shqiptarë, zoti kryeministër Hashim Thaçi, nënshkroi vendimin për vetëpërmbajtje të UÇK-së, ajo nuk do të sulmon forcat serbe gjatë tërheqjes, por ka të drejtën në vetëmbrojtje e në mbrojtjen e popullatës civile shqiptare. Dihet serbët janë pa kritere luftë e kritere paqeje, ata mund të sulmojnë edhe në tërheqje, siç kanë paralajmëruar dhe po veprojnë. Ata ende po djegin shtëpi të shqiptarëve, pasi bashkë ose para ushtarëve serbë, po shkon edhe një pjesë e kriminalizuar e popullatës civile serbe, andaj po ikën pa krye. Bashkë me gëzimin e shprehur nga shpëtimi, serbët sot kanë shprehur edhe kundërshti mes vedi për marrëveshjen e Kumanovës. Sot kah ora 18-të edhe KS i OKB-së, aprovoi Rezolutën mbi marrëveshjen e G-8-shit. Praktikisht nesër me tërheqjen e forcave serbe, fillon edhe hyrja e paqësorëve ndërkombëtar të NATO-së, të cilët njihen me emrin “KFOR”. Këto janë forca ndërkombëtare të NATO-së për siguri, kurse nga OKB-ja do të vendoset sistemi administrative qeverisës dhe mbikëqyrës. Ende nuk po del sa forca ruse do të vijnë në këtë emision paqësor, Ruset nuk janë të dëshiruar për shqiptarët, por të kërkuar nga serbët. Janë ndarë edhe zonat e vendosjes dhe hyrja e tyre në tri faza tërheqja e forcave serbe përfundon më 20 qershor 1999. pa u takuar me forcat serbe gjatë hyrje-daljes. UÇK-ja ka kërkuar vigjilencë e përgatitje, sepse pabesia serbe është e njohur, ajo shkel mbi çdo moral edhe atë të marrëveshjes. Kthimi i të ndjekurve do të fillon pas pastrimit të terrenit e ambientet e banimit nga rrezikshmëria e minimeve. Ushtarët serbë do të kthehen sipas marrëveshjes, ata sipas marrëveshjes, duhet të pastrojnë e njoftojnë për minimet, këtu duhet ruhemi nga dezinformomi apo informimi qëllimkeq. Serbët do të ruajnë vetëm monumentet fetare, sikur ato janë vërtet të tyre, do të ketë edhe diç nga forcat serbe në kufi. Pastaj në Kosovë do të organizohen zgjedhjet e lira e demokratike nën kontroll të OKB-së, UE, OSBE-së e subjekteve mbikqyerse ndërkombëtare. Kosova do të jetë sipas Rambujes e mbikëqyrur nga subjektet ndërkombëtare, por këto subjekte ndërkombëtare nuk do të rregullojnë përçarjet brenda shqiptare, shumë do të dëmton faktori i brendshëm, nga ishim dëmtuar materialisht e vrasje njerëzish nga Serbia. Ka dro se liderët tanë as nuk lidhën e as nuk grahen, nga kjo përçarje janë infektuar edhe masat, të cilat janë mashtruar pas liderëve kryeneç. Liderët tanë ofrohen e bisedojnë me dreqi e të birin, por kurrë nuk bisedojnë mes vedi. Këto të liga e shëmti nuk i përkasin asnjë qytetari e lë më liderëve që kanë marr besimin e popullit të cilin nuk e mbështesin. Kjo del një papjekuri totale e mospërfillje ndërmjet vedi

Comment

*