20 mijë dollarë për fëmijët e sëmurë nga Kosova, për shpritin e nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari

BRONX NY : Veprimtari njohur në SHBA, Harry Bjaraktari ka dhuruar 20 mijë dollarë për fëmijët e sëmurë nga Kosova, ka bërë të ditur Albana Krasniqi, Koordinatorja për fëmijët shqiptarë nga Kosova, nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY
Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se ka qenë Harry Bajraktari me familje, të cilët sipas saj për nder të shpirtit të nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari, e cila u nda nga kjo jetë para pak kohësh, për fëmijët e sëmurë nga zemra në Kosovë, dhuruan për fëmijët shqiptar 16,200.00 dollarë, të cilat u grumbulluan gjatë ceremonisë së pritjes së ngushëllimeve (pamjes) të dielën më 18 dhjetor 2016 në Royal Regency Hotel, Yonkers.
Kësaj shume veprimtari i njohur Harry Bajraktari, thotë ajo, i shtoj edhe 3,800.00 dollarë të tjera dhe kjo shumë u rrit në 20,000.00 dollarë.
Albana, thotë se :’ E tërë, kjo u bë për shpirt të nënës së Harry Bajraktari, Ziza Geci – Bajraktari, që të shpëtohet një jetë e një fëmije, dhe kjo tregon se sa fuqi të madhe ka humanizmi dhe vlera e shpëtimit të një jete njeriu tek ne shqiptarët.” (Beqir Sina)

Comment

*