20 mijë punëkërkues do t’i nënshtrohen trajnimit me projektit “Start-Smart”

Formimi i profesional i të rinjve po shihet me prioritet nga Qeveria shqiptare, ku 20 mijë punëkërkues në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen trajnimit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr. 4 në Tiranë prej nëntorit të 2018-ës ka nisur projekti “Start-Smart”.

“Start-Smart ka filluar në nëntor të 2018 me ndihmën e GIZ për të organizuar një qasje më të mirë të punëkërkueseve. Është një bashkëpunim mes zyrat e Punës dhe me qendrat e formimit në mënyrë që të përshtaten sa më mirë, nevojat me dijen dhe me tregun e punës. Pothuajse 1/3 e fuqisë punëtore e cila është në kërkim të punës, kudo ku kemi zyra të punës, ne kemi dhe ofrim të programit Start-Smart. Sot gjithnjë e më shumë janë drejtuar punëkërkuesit drejt kurseve profesionale. Ky është një kurs dyjavor i përgjithshëm që përshtat edhe nevojën e tyre me tregun e punës. Kurset profesionale që janë 4-mujore janë një mundësi shumë e mirë për të arritur një profilizim të atyre të cilët nesër shkojnë direkt në vendin e punës, të kualifikuar dhe direkt me kërkesat e punëkërkuesve nga Zyrat e Punës”, tha Denaj.

Paketa e kurseve Start-Smart u pilotua në 5 qarqe të vendit ku u përfshinë 1270 persona, ndërkohë që në këtë qendër ofrohen 47 kurse profesionale në fusha si elektronikë, mekanikë, IT, grafik dizajn, etj.

Nga të dhënat e bëra publike nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, 2314 punëkërkues janë përfshirë në kurse deri në fund të marsit në të gjithë vendin. 8 mijë kursantë janë trajnuar gjatë vitit 2018 në Qendrën e Formimit Profesional.

Kurset 2-javore kanë nisur të zhvillohen në mars të këtij viti dhe 265 punëkërkues janë përfshirë deri tani në kurse në Qendrën e Formimit Profesional në Tiranë dhe 165 punëkërkues janë trajnuar në kurset Start-Smart.

ATSH

Comment

*