2018, vit intensiv për luftëtarët e Ndeshjeve të Lira

Presidenti Arjan Rizaj efektiv “Komando” i ushtrise se Shqiperise i drejtohet luftetareve te Ndeshjeve te Lira

-Të nderuar Miq!

-Komuniteti i MMA’s

-Viti 2018 ishte një vit shumë intensiv në jetën time!

Që kur kam krijuar Federatën per sportin e MMA ne vitin 2012 dhe si Presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse ALBMMAF jeta ime ndryshoi krejtësisht.

Ajo që pritej si një punë vullnetare dhe një kontribut me shumë në shoqëri, nga përpjekjet që kam bëre deri tani per vite me radhe doli të ishte një punë me orar të plotë dhe perpjekje për të bër këtë sportin e MMA sa më masiv.

Kam pranuar sfidën dhe rezultatet flasin vete.

Sidoqoftë, menaxhimi i kësaj detyre ka qenë një sfide me vete dhe për këtë jam i nderuar.

Une jam mbeshtetur, në rregullat e mirekuptimin, vlerave humane Sportive dhe Shoqerore, gjithashtu kam krijuar eksperiencën time, Trajner ne Albanian Fight Club-Mixed Martial Arts “ne Forcat e Armatosura si Ushtarak aktiv, dhe puna ime me kohë të pjesshme është e vështirë.

Koha për familjen dhe miqtë është e rrallë.

Por unë gjithmon e dua këtë që bëj dhe do e bëj atë që dua pa u menduar.

Në këto kushte MMA në Shqipëri bëri një zhvillim të madh, kemi organizuar në Shqiperi, seminare , stërvitje, në ambientet e palestrave.

Kemi organizuar mbi 10 aktivitetete kombëtare dhe pjesëmarje ndërkombëtare, dhe në këto vende të cilat un nuk kam shkuar si turist, por per promovimin e sportit të MMA dhe të prezantimit të Shqipërisë.

Ende jam i mbingarkuar nga këto aktivitete, dhe për këtë arsye nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm të gjithë juve që më keni besuar dhe mbeshtetur vizionin time per këtë rrugetim dhe zhvillimim të këtij sporti.

Në perspektivën personale un shikoj vetem një objektiv, për vitin e ri 2019 është nxitja e metejshme e njohjes dhe masivizimin e MMA në Shqipëri, duke qenë shumë aktiv me qëllimin e zhvillimit të këtij sporti,

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugën time.
Ju jeni shumë të rëndësishëm për mua pa ju nuk do te arrinim këto rezultate, ju uroj gjithë të mirat.

Gëzuar Vitin e Ri 2019

Comment

*