2434.7 kg rezerva ari në Gjazuj të Lezhës

Në vendburimin e Gjazujt që ndodhet në shkëmbinjtë vullkanitë bazikë, në brezin ofiolitik perëndimor, llogaritet të jenë me përmbajtje të arit 3.3 gr/ton. Për arin, Drejtoria e Burimeve Minerare (DBM) në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, përgatitën një raport përfundimtar si qëndrim oponent mbi lejen e kërkuar nga subjekti “Jab Resources” sh.p.k”, që ka pasur lidhshmërinë ligjore me kompaninë “Arian” që mori lejen e kërkim-zbulimit të arit në Kaçinar të Mirditës në korrik 2013

Denion Ndrenika

 Dhënia e licencës për kërkimin e arit një kompanie kanadeze, riktheu vëmendjen në Shqipëri për gjendjen në terren dhe rezervat minerare, si pasuri nëntokësore që ka vendi. Kompania “Arian” njoftoi në muajt prill, maj dhe korrik se ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) i dha licencën e kërkimit të arit në Kaçinar të Mirditës, në një krahinë jo më shumë se 130 kilometra në verilindje të Tiranës, malore dhe e pasur me minerare në nëntokë. Vendburimi i rëndësishëm i Kaçinarit si dhe në Gjazuj (në rrugën që lidh këtë zonë me Lezhë-Shkodrën), sipas kompanisë “Arian” jepte shpresë të madhe për nxjerrjen e arit.

 Por, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, me një personel jashtëzakonisht të kualfikuar prej më shumë se 40 vjetësh, ka pasur në vazhdimësi të dhëna burimore të detajuara për mineralet e nëntokës, të nxjerra nga ekspedita të ndryshme dhe kohëgjata në terren. Për arin, Drejtoria e Burimeve Minerare (DBM) në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar në varësi të METE-s, ka përgatitur një raport përfundimtar si qëndrimin oponent mbi lejen e kërkuar nga subjekti “Jab Resources” sh.p.k”, që ka pasur lidhshmërinë ligjore me kompaninë “Arian”.

 Raporti oponent i DBM-së është përgatitur nga ekspertët dr.Gjovalin Lekaj dhe ing.Stak Gjoni. Raporti u krye për “lejen e kërkim-zbulimit Nr. 1124, datë 04.01.2008-04.01.2011, Shtyrja e afatit 1124/1 datë 16/12/2011-16/12/2012 rajonin Livadhas-Shtuf të rrethit Mirditë, Qarku Lezhë subjekti  “Jab Resources”sh.p.k. për mineralin e bakrit dhe shoqëruesve të tij”.

 Në një mori të dhënash analitike (më poshtë është raporti i plotë oponent), vërehet se “me punimet e realizuara deri tani në këtë vendburim nuk janë llogaritur rezerva për të kaluar në shfrytëzim konform metodave bashkëkohore për vetë natyrën e mineraleve si ari dhe elementëve shoqërues, të cilat kërkojnë studime më të detajuara dhe komplekse se çdo lloj tjetër minerali me një rrjet më të dendur”. Megjithatë, raporti i 22 shkurtit 2013 thoshte se “del e nevojshme kryerja e punimeve të tjera”.

 Vendburimi

 I përqendruar në komunën Ungrej të rrethit të Lezhës në Qarkun e Lezhës, Gjazuj është pikë për kërkim-zbulimin e arit. Qartësimin e të dhënave e kë bërë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Vendburimi ndodhet në shkëmbinjtë vullkanitë bazikë, në brezin ofiolitik perëndimor. Në sektorin e Gjazujt, spikat zhvillimi i serisë damarore me përbërje bazike, që përfaqësohet nga gabro-diabaze, që shpesh bashkëshoqërohen me mineralizim kuarc-sulfur. Xeherori shfaqet në trajtë pikëzimesh dhe fole me përmbajtje piriti, kalkopiriti dhe sfaleriti. Seria damarore e mineralizuar ndiqet në shtrirje 100-1000 m, në rënie deri 100 m. Ajo ka trashësi që lëkundet nga 1-40 m.

 Në këtë sektor, janë konturuar një numër i madh i trupave xeherorë, të cilët janë shkëmbinj intensivisht të kuarcëzuar me mineralizim sulfur. Më kryesorët janë  trupat nr. 3 dhe 2. Trupi nr. 3 është ndjekur në shtrirje 185 m, rënie 60 m, me trashësi mesatare 0.5-0.8 m, por që arrin deri 4 m (grafiku nr.36). Trupi 2 ndiqet në shtrirje 120 m, rënie 20-50 m dhe trashësi mesatare 1-2 m, por që arrin deri 10 m. Trupat e tjerë janë më të vegjël. Vlerat e ngritura të Au lidhen me praninë e arsenopiritit. Mineralet kryesorë xeherorë janë arsenopiriti, sfaleriti, më pak piriti, kalkopiriti, galeniti, markaziti, si dhe më pak mineralet falercë, ari i vetlindur, pirotina etj.

 (shih grafikun fotografik numër 36 në këtë faqe të gazetës “Illyria”).

 “Janë evidentuar dy bashkëshoqërime minerale kryesore: 1. Au-As-Zn-Ag (produktiv për praninë e Au), 2. Cu-Zn-Ag (jo produktiv për ar). Në tërësi, ari ka shpërndarje heterogjene dhe lëkundet nga 0 deri dhjetra gr/ton. Përmbajtja më e lartë në vendburim është 140 gr/ton. Në tipin 1, përmbajtja mesatare e Au është 4 gr/ton dhe As 1 %, kurse në tipin 2 përmbajtja mesatare e Au është 0.2 gr/ton, dhe As 0.1-0.5 %. Raporti Au/Ag në vendburim është 1:1. Ari është i lidhur me sulfuret, por takohet edhe në gjendje të lirë. Në këtë vendburim, janë llogaritur rezerva ari 2434.7 kg me përmbajtje të arit  3.3 gr/ton”-shpjegohet i njejti grafik.

 Raporti oponent nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, përkatësisht Drejtoria e Burimeve Minerale

 AKT – VLERËSIMI

 (Oponence)

 I raportit perfundimtar te lejes se kerkim -zbulimit  Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011, Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012 rajonin Livadhas – Shtuf te rrethit Mirdite, Qarku Lezhe  subjekti  “Jab Resources”sh.p.k. per mineralin e bakrit dhe shoqerusve te tij.

 I raportit perfundimtar te lejes se kerkim  – zbulimit  Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011,Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012 ne  rajonin Livadhas – Shtuf te Rrethit Mirdite Qarku Lezhe  subjekti  “Jab Resources”sh.p.k. per mineralin e bakrit dhe shoqerusve te tij.

 Paraqitur ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar ne muajin Shkurt 2013 me prot. Nr. 228 date 15.02.2013 nga subjekti.

       Te dhëna mbi zotëruesin e lejes minerare

  a.    Emri i subjektit sipas QKR: “Jab Resources” sh.p.k

 b.   Identifikimi   i   lejes  minerare:   Leje  Minerare   kërkim-zbulimi   për  grupin   e mineraleve metalore,  jometalore, qymyret dhe  bitumet  Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011,Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012

 c. Emri dhe mbiemri i zotëruesit te lejes: Resmi Kamberaj

 d. Lloji i mineralit për te cilin është dhënë leja: Baker + shoqerues

 e.    Adresa e selisë se subjektit: Rruga ” Kostandin Kristoforidhi,, Pll.Eni, Ap.28, Kati 12, Ap.68, Tirane.

 f.    Emri dhe mbiemri i administratorit:  Resmi Kamberaj

 g.   Nr. telefonit /faksit:  041429850, 0692198177

 h.   Emërtimi i njësisë vendore ku kryhet aktiviteti: Komuna  Ungrej-rrethi Lezhe. Qarku Lezhe

 i.    Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: Dr.Resmi Kamberaj

 j.    Data e përfundimit te licencës profesionale se drejtuesit teknik: pa afat.

 Siperfaqja fillestare e lejes se zbulimit 1124 ka qene   17.4 km2

 Shtyrja e afatit te kësaj leje1124/1 eshte  8.7 km2 

 Bazuar ne dokumentacionin e paraqitur nga subjekti, paraqitet vlersimi si me poshte:

 Subjekti Jab Resources” sh.p.k  Bazuar ne Ligjin Minerar te Shqiperise nr.10304 dt.15.07.2010”Per Sektorin Minerare ne Republiken e Shqiperise nenit 13 pika 13 dhe VKM nr.232. date 23.03.2011 ka paraqitur ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar Raportin perfundimtar mbi punimet e kryera dhe rezultatet e tyre per lejen  minerare e zbulimit 1124  date 04.01.2008, dhe 1124/1 date 16/12/2011  ne rajonin Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite).

 Ne dosje ndodhet:

 ·    Raporti përfundimtar i punimeve gjeologjike te kërkim zbulimit per lejen nr 1124 datë 04.01.2008 Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite).

 ·    Raporti gjeofizik i punimeve te kryera  ne rajonin e studimit te kesaj leje

 ·    Raporti mineralogjik i kesaj leje

 ·    Raporti  perfundimtar financiare i kerkim zbulimit.

 ·    Anekse.Materiale grafike te raportit perfundimtar te lejes 1124

 Per lejen e zbulimit nr.1124, 1124/1 rajonin Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite) shoqeria “JAB Resoucres” per perjudhen 2008-2012 ka kryer punime siperfaqesore, kanale, marshuta gjeologjike, rilevime  topografike – gjeologjike,  gjeofizike  si  dhe shpime.

 Nga shpenzimet financiare per lejet minerare permendim: pagesa e siperfaqes për lejen, blerje e materialeve gjeologjike, pagese per marrjen e  provave dhe  analizimin e tyre, pagese per punimet e kryera ne terren si kanale, shpime, punime gjeofizike, punime gjeologjike, hapje sheshesh, azhornimi, dhe dokumentimi i punimeve, interpretimi, marrja, perpunimi dhe analizimi i tyre, transport, paga, dieta te personelit, akomodim, etj te cilat përbejne nje shpenzim total prej  116 441 000 leke.

 Me poshte po japim planifikimin dhe realizimin e punimeve ne natyre dhe ne vlere sipas zerave perkatese.

 Voumi i shpimeve dhe shpenzimet financiare te realizuar ne kuadrin e lejeve 1124, 1124/1

 Volumet e punimeve të kryera per lejen nr 1124

 Programi minimal i punes

                                                                 

Nr.

Zërat e punës

Njësia

Volumet e Punimeve

Shpenzimet financiare

0/000 leke

%

plan

fakt

%

Plan

fakt

 

1

Studim projektim vlersime

 

 

 

 

6552

5097

77

a

Rikonjicion gejologjik

 

 

 

 

2142

 

 

b

Vrojtime me helikopter

 

 

 

 

2520

 

 

c

Rilevim topografik + gjeologjik

 

Km2

5

3

60

1890

 

 

2

Ngritje kantieri

 

 

 

 

 

 

 

3

Makineri paisje

 

 

 

 

1890

2579

136

4

Investime per punime gjeologjike

 

 

 

 

25 200

48378

223

a

kanale

ml

 

130

130

 

 

 

b

Shpime

ml

2000

1800

90

25200

 

 

5

Testime kimike dhe teknologjike

cope

1000

1930

193

1008

9846

 

6

Rruge dhe sheshe

 

 

 

 

 

 

 

7

Investime per  mjedisin

 

 

 

 

 

 

 

8

 Pagesa per leje etj

 

 

 

 

378

1460

 

9

Shpenzime administrative( energji, post- tel,qera, paga , sigurime,taksa vendore etj

 

 

 

 

 

9105

 

 

Totali

 

 

 

 

35 028

75254

214

Volumet e punimeve të kryera per lejen nr 1124/1

Nr.

Zërat e punës

Njësia

Volumet e Punimeve

Shpenzimet financiare0/000leke

%

plan

fakt

%

plani

fakti

 

1

Studim vlerësim. projektime

 

 

 

 

90300

14829

7.8

a

Redaktimi i punimeve te rilevimit te kryera me pare

 

Km2

 

10.3

 

 

 

 

b

Marshute prerje

 

Km

 

46

100

 

 

 

c

Rilevim gjeofizik (IP)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

d

Rilevim gjeofizik (Resistivity)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

e

Rilevim gjeofizik (Magnetometri)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

2

Ngritje kantieri

 

 

 

 

45500

3

Makineri dhe paisje

 

 

 

 

31290

456

1.5

4

Investime per punime gjeologjike

 

 

 

 

170800

8297

4.8

a

Shpime

ml

4160

1220.9

29.3

 

 

 

b

kanale

ml

40

39.3

98

 

 

 

5

Hapje rrugesh dhe sheshesh

ml

2000

2000

100

15680

 

 

7

Testime kimike teknonologjike

cope

4160

1220

29

38 500

6022

15.6

8

Investime per mjedisin

 

 

 

 

420

 

 

9

Pagese per leje

 

 

 

 

760

6806

 

9

Shpenzime administrative( energji, post- tel,qera, paga , sigurime,taksa vendore etj

 

 

 

 

 

4777

 

 

Totali

 

 

 

 

365  400

41187

11.2

 Volumi i pergjithshem i punimeve te kryera per lejen nr 1124 + 1124/1

Nr.

Zërat e punës

Njësia

Volumet e Punimeve

Shpenzimet financiare0/000leke

%

plan

fakt

%

plani

fakti

 

1

Studim vlerësim. projektime

 

 

 

 

96852

19926

20

a

Redaktimi i punimeve te rilevimit te kryera me pare

 

Km2

 

10.3

 

 

 

 

b

Marshute prerje

 

Km

 

46

 

 

 

 

c

Rilevim gjeofizik (IP)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

d

Rilevim gjeofizik (Resistivity)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

e

Rilevim gjeofizik (Magnetometri)  1: 5 000

Km

36

46

127

 

 

 

2

Ngritje kantieri

 

 

 

 

45500

 

 

3

Makineri dhe paisje

 

 

 

 

29400

3035

10

4

Investime per punime gjeologjike

 

 

 

 

170800

56675

33

a

Shpime

ml

6160

3020.9

49

 

56675

 

b

kanale

ml

40

169.3

423

 

 

 

5

Hapje rrugesh dhe sheshesh

 

 

 

 

15680

 

 

7

Testime kimike teknonologjike

cope

5160

3150

61

39508

3824

9.6

8

Investime per mjedisin

 

 

 

 

420

 

 

9

Te tjera

 

 

 

 

382

8266

 

10

Shpenzime administrative( energji, post- tel,qera, paga , sigurime,taksa vendore etj

 

 

 

 

 

24715

 

 

Totali

 

 

 

 

400428

116 441

29

 Vlerësimi dokumentar dhe ne terren te veprimtarisë minerare te kërkim zbulimit te përgatitur nga specialistet e grupit te punës te SHGJSH për punën e realizuar nga subjekti.

  Nga shqyrtimi i dokumentacionit të ardhur nga subjekti dhe verifikimet e kryera në terren rezulton se janë kryer volumet e punimeve të raportuara. Relacionet perkatese te kontrollit dhe te monitorimit ndodhen ne dosjet perkatese te  lejes se zbulimit nr 1124.

 Dorëzimi i informacioneve për punimet e kryera dhe rezultatet e fituara,  ne respektim te kërkesave te urdhrave te ministrit.

 Nga ana e subjektit jane dorezuar informacionet gjeologjike tremujore per punimet e kryera.Ato kane ardhur duke u permirsuar sipas vërejtjeve te grupit te punes i ngarkuar per kete qellim.

 Autenticiteti  i informacionit gjeologjik në përmbajtjen e Raportit të veprimtarisë së kërkim-zbulimit të kryer nga subjekti.

 Nga subjekti jane marre disa materiale gjeologjike kundrejt pageses ne SH.GJ.SH. ne vleren 663 000 leke.Faturat e kësaj pagese ndodhen ne raportin financiare te kësaj leje.

 Rezultatet

 Mbi bazen e punimeve te kryera me pare, si  nga  punimet e vjetra dhe ato te kryera ne kuadrin e  kësaj leje gjate gjithe periudhes punimet u përqendruan ne rajonin Livadhas – Shtuf.

 Nga punimet e deritanishme jane bere detalizime per ndertimin gjeologjik , interpretimet per vazhdimin ne thellsi si dhe modelime  ne 3D te disa objekteve te pasqyruara ne material grafik.

 Jane vërejtur dy tipe kryesore te mineralizimit dhe konkretisht: Mineralizim hidrotermal metasomatik i arit ne zona minerale te ndryshuara brenda te cilave përqendrohen linza kuac sulfure me ar, arsenopirit, pirit, sfalerit dhe galenit. Nga analizat mineralogjike te pasqyruara ne raportin mineralogjik paraqiten shembuj te ndryshme te analizave  per perberesit kryesor mineral si dhe mineralet jometalore si kuarci, kalciti , sericit, ceoliti dhe me pak kloriti etj.

 Rezultatet e marra deri tani ne lidhje me mineralizimin deshmojne per nje situate te komplikuar dhe te paqarte megjithse  jane kryer nje numer i madh punimesh dhe analizash.

 Mbeshtesim idene e specialistave te kompanise per vazhdimin e metejshem te punimeve  me nje rrjet me te dendur zbulimi per te marre rezultate pozitive me qellim  per te kaluar ne shfrytëzim. Nga rezultatet e marra verehen përmbajtje te ulta te bakrit rralle 0.5 – 1%.Te rendesishme  jane trupat e arit me përmbajtje mesatare deri 2g/t.

 Nga vrojtimet dhe punimet gjeofizike te bera jane marre anomali ne shfaqjen e Shengjergjit, Shterese, Sukagjise e Koder Katunit.

 Anomalite e marra ne kete rajon duhen  verifikuar me punime shpimi  ne te ardhmen.

 Bazuar ne metodikat e përdoruara nga Sh.Gj.Amerikan, Ausstralise, Kanadase Afrika e Jugut mbi ndertimin e data bases dhe llogaritjen e rezervave jane kryer disa interpretime dhe modelime paraprake ne 3 D per disa trupa te vendburimit. Mbi bazen e ketyre modeleve  nuk mund te llogariten rezerva dhe interpretimet e bera mund te sherbejne si baze per kërkim – zbulim te metejeshem.

Vlersimi mjedisor

 Te gjitha punimet  e shpimeve te kryera ne kete rajon jane mbyllur me tape hekuri te cilat eliminojne ndonje aksident te mundshem njerëzor apo te kafsheve ne kete rajon.

 Eshte paguar garancia financiare per rehabilitimin e  mjedisit ne vleren 503 000 lek.

 Gjate kryerjes se punimeve  jane zbatuar rregullat e sigurimit teknik ku nuk ka patur asnjë aksident ne pune.

 Konkluzione

 Kompania JAB Resources Shpk ka filluar aktivitetin e kerkim  dhe zbulimit qe ne vitin 2007 ne disa zona me persepektive per minerale te dobishme ne rajonet: Rubik ,Kukes, Tropoje respektivisht ne licensat, 994, 995, 996, 1092, 1093,1123, 1124, 1125, 1375 dhe 1376.

 Me ane te punimeve te shumta gjeolgjike, mineralogjike e teknonologjike dhe investimeve qe arrijne ne 7 milion dollar, eshte arritur te shtohen rezervat minerale dhe te krijohen koncepte te reja per mineralizimin dhe venien ne eficense duke krijuar mundesi punesimi ne zona rurale dhe hapur persepektiva te reja ne zona me pak te zhvilluara.

 ·    Leja e kerkim zbulimi, nr. 1124 dhe 1124/1,  e  akorduar nga METE, e ka konsumuar gjithe afatin koheor  te parashikuar me ligj dhe  perfundoi  me date 16 Dhjetor 2012.

 ·    Shpenzimet finaciare nga viti 2008 – 2012 per kete leje minerare  jane ne shumen 116 441 000 leke.

 ·    Me punimet e realizuara deri tani  ne kete vendburim nuk jane  llogaritur rezerva per te kaluar ne shfrytëzim konform metodave bashkekohore  per vet natyren e mineraleve si ari dhe elementeve shoqerues te cilat kerkojne studime  me te detajuara dhe komplekse se cdo lloj tjeter minerali me nje rrjet me te dendur.Pra del e nevojshme kryerja e punimeve te tjera.

 ·    Punimet gjeofizike (IP, resistenca  dhe magnetometria) te kryera deri tani kane dhene informacione se mineralizimi mund te gjendet  ne vazhdimsi te  zones eksistuese te lejes 1124 çka argumenton vazhdimin e punimeve gjeologo gjeofizike ne kete rajon.

  ·    Reduktim i konsiderueshem i punimeve te kerkimit zbulimit ne periudhen e dimrit per hir te kushteve atmosferike te ashpra ka ndikuar qe mos te kryhet nje volum i konsiderushem punimesh.. Zona ku punon JAB Resources Shpk eshte  ne zonen malore te Shqiperise dhe periudha e dimrit eshte e ashper dhe bejne te pa mundur punen normale me gjithe kapacitetet e mundeshme gjate gjithe vitit per 12 muaj,  gje qe shkurton periudhen efektive te kerkim zbulimit.

  ·    Kriza financiare boterore qe kaloi tregu dhe  ne pergjithesi tregu i metaleve i nenshtrohet lekundjeve te here pas hershme, gje qe ben qe keto luhatje te ndikojne ne gatishmerine  / dhe limitizimet e investoreve per te derdhur fondet monetare te nevojshme  per kerkim zbulimin ne momentin e duhur dhe sjellin ç’akordim midis punimeve dhe investimeve.

  ·   Per komapnine JAB Resources ka qene e pamundur qe brenda kesaj periudhe 3 vjecare  te plotesohen rigorozisht  punimet e kerkim zbulimit ne perputhje me  standardet nderkombetare te punes  (JORC dhe 43 101

  ·   Aplikimi per nje leje minerare kerkim zbulimi te re  duke perfshire brenda dhe lejen nr 1124, 1124/1 me nje siperfaqe  prej 35km2 sipas propozimit te kompanise duke kryer nje volum te konsiderushem punimesh do tu jepte  zgjidhje problemeve te mineralizimit dhe mundesise se venies ne qarkullimin ekonomik te tyre.

  ·   Aplikimin per nje  leje te re kerkim zbulimi ne kete rajon do te beje te mundur studimin komleks gjeologo gjeofizik, gjeokimik, teknologjik te mineralizimit te arit dhe elementeve shoqeruses per te kaluar ne leje shfrytezimi si dhe dhe do te beje te mundur zhvillimin e kesaj krahine te varfer duke zhvilluar infrastrukturen dhe punesuar banoret vendas.

  I rekomandojmë   Drejtorise se pergjitheshme te  Shërbimit Gjeologjik Shqiptar miratimin e studimit per lejen e  zbulimit 1124 dt. 04.01.2008 në respektim të legjislacionit minerar në fuqi dhe propozimin per nje leje te re  ne kete rajon me sipërfaqe deri ne 50 km2.

Comment

*