26 vjet “Rilindja Demokratike”

Armand Maho

Deri me ate kohe, skisha shfaqur ndonje interes per gazetat. Dhe skish se si, jo vetem qe isha adoleshent por propaganden komuniste e degjoja cdo dite ne lajmet e televizorit bardh e zi model “lura” per te cilen dhe pas 10 vjetesh im ate nuk kish shlyer dot borxhin per ta blere. Kushtonte 45 mije leke te vjetra aq sa merrte ne nje vit pune.

Por i vinte keq teksa shikonte femijet qe bridhnin dere me dere komshijve per te pare ato palo programe qe ofronte TVSH e asaj kohe.

Ne diell e ne te ftohte sapo vinte ora 6 i mbremjes, me axhende te percaktuar do i zinim deren ndokujt prej fqinjeve. Shpesh shkonim tek Isai, nje burre babaxhan e shtatlarte me origjin kosovare i cili se prishi kurre zemren megjithese shtepia i kthehej ne kopesht femijesh.

Gruaja e tij Havaja, dhe ajo nje grua fisnike mundohej te na gostiste me cti gjendej, qofte dhe me ndonje gote uje me sheqer. E fillonin me lajmet, pastaj me nje program medemek per femije, me pas serish lajme dhe ishte fat i madh ne rast se mbas ores 8.30 te jepej ndonje film me Herkulin ose Macisten.

Te merkurave pergjithesisht jepej muzike simfonike, ose filma revolucionare, si fjala vjen E dashura ime Libera, qe se mbaj mend mire se per cfare fliste por qe ishte goxha i merzitshem… aty na zinte dhe gjumi ne qilimin e shtepise se Isait deri sa vinin prinderit e na merrnin.

Ate dite te 5 janarit dola qe ne 7 te mengjesit. Shtepine e kisha tek fusha e Ali Demit.

Ne fillim ndalova para shkolles Ismail Qemali, por me thane qe aty kish mbaruar qe para nje ore ne 6. Me sa duket nga radha e qumeshtit njerzit kishin zene radhe dhe per gazeten, qe ne 2 te mengjesit.

Vazhdova me tej. Here pas here shikoja me zili ndokend qe kish blere gazeten dhe po e lexonte me nge mbeshtetur pas ndonje muri apo duke ecur.

Afer ushtarit te panjohur diku ne kryqezim sapo kaloje kinema Partizanin, ndodhej nje tjeter kioske gazetash. Grumbulli i njerzve ishte shume i madh. aq i madh sa shitesit trupvogel qe kish dale jashte po i zihej fryma.

Ne fakt na thane qe kishin shkuar te sillnin kopje te tjera se te parat kishin firuar. Ishte nje dite gri, pa diell. Mu afrua nje tip qe me pyeti nese doja te blija gazete duhet te paguaja 250 leke te vjetra… i thashe se kisha vetem 100 leke. Ma ktheu qe as behej fjale per aq.

Kaloi nje gjysem ore dhe nje i ri trupmadh me floke te gjate dhe pak mjeker, qe kisha afer filloi tu hakerrehej matrapazeve qe si hienat, qendronin rrotull kioskes.

“Ne rast se une nuk marr sot gazeten do ju bej juve gazete” u tha atyre… ata su ndjene, me sa dukej e njihnin, duhej te ishte ndonje nga te carturit e Tiranes.

Mu duk sikur gjeta nje fije shprese, ju afrova… ” mi merr dhe leket e mija dhe me bli bje kopje, se mua ska per te me ardhur radha…” i thashe. Uli koken me pa hodhi dhe syte nga 100 lekeshi jeshil dhe me tha.

-Shko beji leket tamam se sdo rri te merrem me ty

– S’ka gje mbaji te gjitha

– Ik beji tamam e mos me caj trapin!

Shkova me vrap tek nje dyqan buke afer dhe i bera dy pesedhjeteshe, ja lashe ne dore njeren. Pas ndonja 15 minutash erdhen dy persona me bicikleta dhe me nga nje vandak gazetash.

Djali trupmadh, hyri i pari mes turmes qe u harbua si e cmendur dhe mes te shtyrave e bertiturave doli prej andej me kater gazeta….

– Na tenden- tha dhe iku

E mora ne dore dhe e hapa… titulli i pare ishte ” e para fjala” ne cdo germe qe lexoja ishte era e lirise.

Ishin ato fjalet qe thuheshin nen ze ne shtepine time nga shoket e tim eti, ato fjale te cilat plot mllef i artikulonte ime me, i thoshte me ze te ulet sa here shihte djajte e kuq ne televizor, ato fjale qe i kisha degjuar nga im gjysh, nga fqinji por sot po i lexoja i lire.

Te shkruara e zeza mbi te bardhe. Poshte Enver Hoxha, poshte Diktatura… sa njerez ishin burgosur dhe vrare vetem se kishin guxuar ta mendonin.

Isha vetem 16 vjec!

Ngrita dhe nje here koken per te falenderuar djalin trupmadh por e pashe teksa largohej duke pedaluar si me nge bicikleten 28-she kineze me gazetat nen sqetull.

Comment

*