29 të vdekur, 658 të plagosur nga tërmeti, shpallet Zi dhe gjendje e jashtëzakonshme

Rifreskim: Rritet numri i viktimave pasi u nxoren trupat e pajete te Pellumb dhe Çelike Greku nga rrenojat ne Thumane. Qeveria shpalli Gjendjen e Jashtezakonshme dhe 1 Dite Zie Kombetare

Denion Ndrenika

Shqiperia perpiqet te kaloje goditjen e rende te termetit 6.4 balle te Rihterit te ores 03:56 te 26 nentorit.

Deri ne keto caste konfirmohen 29 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të humbur e nën rrënoja ne Durres dhe Thumane te Krujes prane Tiranes.

Ekipet e emergjencave, policia, ushtria te Shqiperise dhe Kosoves si dhe vendeve fqinje, te BE-se, SHBA-se nuk kane rreshtur per asnje cast misionet teper te veshtire te kerkimit dhe shpetimit te personave te mbetur nen rrenoja.

Mes viktimave ka 2 femije dhe pjestare te te njejtave familje.

Nderkaq 9 persona jane ne gjendje te rende, thuajse 20 nuk gjenden, viktimat identifikohen me veshtiresi dhe 45 jane nxjerre te gjalle.

Ne mbledhjen e ores 7 vendore ne mengjes qeveria shpalli Gjendjen e Jashtezakonshme dhe 1 Dite Zie Kombetare.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund te shpallej Zi ne ditet kombetare te pavaresise 28 Nentor dhe çlirimit 29 Nentor, por theksoi se keto nuk mund te kene asnje karakter festiv.

Çadra jane ngritur ne Durres, Lezhe, Tirane, Thumane dhe qindra qytetare jane vetorganizuar pos strukturave shteterore, ne grumbullimin, shperndarjen e ndihmave ushqimore, veshmbathje, shtroje e mbuloje dhe strehimin neper shtepi te te prekurve nga tragjedia.

Autobuse me qytetare nga Durresi jane nisur per strehim ne Kosove dhe nga trevat etnike te Shqiperise, nga Kosova dhe te tjera vazhdojne mberrijne qytetare me ndihma.

Nderkaq jane regjistruar me shume se 310 paslekundje termeti brenda 24 oreve.

Comment

*