27 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Prishtinë, 2 korrik 2017 – Sot bëhen 27 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës e miratuan Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Me këtë deklaratë, Kosova u shpall njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, e barabartë me ish-republikat e atëhershme.

Deklarata u miratua nga deputetët shqiptarë dhe disa deputetë të pakicave joserbe, jashtë ndërtesës së Kuvendit, i cili ishtë vënë nën kontrollin e forcave të mëdha policore e ushtarake serbe.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti historik i veprimit institucional për pavarësimin e Kosovës.

Në bazë të kësaj deklarate, më 7 shtator të atij viti, në një mbledhje që u mbajt në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan edhe Kushteturën e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës që e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut u përndoqën nga  pushteti serb, i instaluar me dhunë nga Beogradi.

Pothuaj të gjithë deputetët, pas miratimit të Kushtetutës, ishin të detyruar të largoheshin nga Kosova, për t’i shpëtuar dhunës e represaljeve dhe dënimeve me burgime të gjata. Disa prej tyre edhe u arrestuan e dënuan për këtë veprim politik që në Beograd u kualifikua si akt kundër Serbisë dhe rregullimit shoqëror të ish-Jugosllavisë.

Për këtë akt të lartë patriotik të tyre, deputetët që e miratuan Deklaratën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut ishin dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

(r.m.)

One Response to “27 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Deputetet e 2 Korrikut 1990 dhe Deputet e zgjedhjeve Perlamentare e Presidenciale te1992 dhe 1998. Kuvendi-Qeveria e Kosoves se paluftes,ka obligim moral,kombetar e historik, t’i merr ne mbrojtje meritore materiale. Me kete,jo se do t’i “pasuroje” personalisht individet,por do te plotesoje nje obligim te kohes dhe ngjarjeve te Historise sone te re. Kjo nuk duhet te flitet e te lihet.Por te flitet,te vendoset e te zbatohet. Kete nderim,respekt e zyrtarizim shteteror e meritojne ngjarejt,njerezit dhe koherat.Kjo eshte edhe obligim e detyrim ndaj ketij populli te njekur e kesaj toke te djegur.

Comment

*