28 VJET NGA ZGJEDHJET HISTORIKE NË KOSOVË

Muhamet Hamiti

24 maj 1992 – 24 maj 2020

Si sot, para 28 vjetësh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.

Ibrahim Rugova u zgjodh katër herë President i Kosovës: dy herë me votë të drejtpërdrejtë popullore (1992, 1998), dy herë në Kuvend (2002, 2004).

Image may contain: 6 people, people standing

Ibrahim Rugova, duke votuar në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë, 24 maj 1992

Më 24 maj 2004, kur 24 maji u shpall Ditë e Presidentit, duke njohur rëndësinë e zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992, kur për herë të parë Presidenti i Kosovës u zgjodh me votë të drejtpërdrejtë, Presidenti Rugova ka thënë:

”Këto zgjedhje janë përkrahur nga i gjithë populli i Kosovës, me përkrahje të gjerë e masive. Po ashtu në formë demokratike qytetarët shprehën vullnetin e tyre politik për Presidentin dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këto zgjedhje kanë hyrë në analet e historisë më të re të Kosovës si ditë e rëndësishme dhe e shënuar, ndërsa janë regjistruar në të gjitha dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe në publikimet e ndryshme enciklopedike për funksionimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës”.

Image may contain: 8 people

Ibrahim Rugova, duke dhënë deklaratë për medie, pas votimit në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë, 24 maj 1992

Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006.

Kosova sot, si kurrë më parë, ka nevojë për trashëgiminë e Rugovës: për politikën e besimit, të tolerancës e të dialogut, për njerëzi në sjellje e në marrëdhënie politike e shoqërore të vendit.

Acarimi e mujshia ndaj kundërshtarëve politikë janë veçori antirugoviste në Kosovë. Po ashtu edhe oportunizmi, edhe i atyre që thirren deklarativisht në rugovizëm, pa e njohur dhe pa e përqafuar atë në esencë, duke u përpjekë të vishen me lavdinë e Rugovës për hesape të veta.

Acarimi, mujshia e oportunizmi në sjellje politike janë në kundërshti organike me rugovizmin autentik.

(Muhamet Hamiti është profesor në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë këshilltar i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe i Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.)

 

One Response to “28 VJET NGA ZGJEDHJET HISTORIKE NË KOSOVË”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Republika se Kosoves, perkunder gjendjes okupuese te hekurt,organizoi zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale,kur u zgjodh Presidenti I shtetit te Kosoves,D r,Ibrahim Rugova dhe deputetet shqiptar dhe disa deputet te pakicave,por jo ato serbe,edhe pse qe rezervua vebnni per zgjedh jen etyre,por jo rezervim vendi pa zgjedhje.Votuesi shqiptar doli ne shumice apsoluta,si kur me pare e me pas ne zgjedhje te Kosoves.Zgjeddhjet perkunder rrethanave te ashpra okupimi nga dhuan serbe, u mbajten me 24 Maj 1992, dhe pas nje muaji ftoi Mbledhjen konstituive te Kuvendit,por okupatori serbe pengoai mbajtjen e saj.Megjithate, Deputetet perkushtuar per kauzen kombetare te clirimit te Kosoves,vepruan konform kushteve,formuan Komisionet parlamentare dhe punuan e vepruan ne Komisione parlamentare.Keshtu vepruan edhe pas zgjedhjeve te dyta paralemntare te 1998. Ku jane sot ata deputet?!Cka beri shteti dhe institucionet qeveritare kompetente te pasluftes ne Kosove, per keta perfaqesues te denjet te popullit dhe shtetit te Kosoves sot?! Vertet eshte per tu habitur, apo kemi ne dijeni shemtine e percarjes messhqiptare per pushtet, e jo per shtet,mes subjekteve shqiptare qe po ashpersohet qe nga paslufta ne Kosove.Deri kur keshtu?!Atdheu mbi te gjitha!

Leave a Reply to Gege Kosova Cancel reply

*