30 intelektualët më të mëdhenj të Europës bëjnë thirrje për shpëtimin e saj

E quajnë vetën Patriotët e Europës: Mes tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare e kolegët e tij nobelistë Milan Kundera; Ian McEwan, Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej

Një manifest i nisur nga filozofi francez Bernard-Henri Lévy ka gjetur mbështetjen e 30 autorëve nga më të shquarit në Europë, mes të cilëve edhe Ismail Kadare.
Manifesti i botuar sot në gazetën “Liberation”, në Francë, me titullin “Ka rënë zjarr në Shtëpinë e Europës” jep alarmin për rritjen e populizmit në Europë, si një pararendës i rrezikut të ri fashist.
Mes emrave që kanë nënshkruar tekstin janë edhe nobelistët si Milan Kundera, ; Ian McEwan ; Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej.
“Viti 2019 është një vit kyç për demokracinë në Europë”, komenton për manifestin gazeta e johur amerikane “The New York Times”. “Me 14 zgjedhje politike, më e rëndësishmja mes tyre mbase ajo në fund të majit për Parlamentin European”.
Një rritje alarmante e të djathtës ekstreme dhe populiste mund të jetë fatale për të ardhmen e Europës
“Europa po sulmohet nga profestët fallco të dehur me inat dhe delirantë nga mundësia për të dalë në skenë. Ajo është braktisur tani nga dy aleatet e mëdha që e kanë shpëtuar dy herë nga vetëvrasja në shekullin e kaluar, njëra prej tyre përtej Kanalit dhe tjetri përtej Atlantikut. Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjeve brutale nga pushtuesi i Kremlinit.Europa si një ide po copëtohet përpara syve tanë”, thuhet në manifestin që është përshkruar si një këmbanë alarmi e Patriotëve të Europës.
Më tej vijon teksti i letrës
Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj. Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.
Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.
Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.
Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.
Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.
Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.
Ne e fusim vetëm midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.
Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.
Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.
Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.
Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.
Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.
Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.
Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.
Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.
Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj“.

Vassilis Alexakis ; Svetlana Alexievitch ; Anne Applebaum ; Jens Christian Grøndahl ; David Grossman ; Ágnes Heller ; Elfriede Jelinek ; Ismaïl Kadaré ; György Konrád ; Milan Kundera ; Bernard-Henri Lévy ; António Lobo Antunes ; Claudio Magris ; Adam Michnik ; Ian McEwan ; Herta Müller ; Ludmila Oulitskaïa ; Orhan Pamuk ; Rob Riemen ; Salman Rushdie ; Fernando Savater ; Roberto Saviano ; Eugenio Scalfari ; Simon Schama ; Peter Schneider ; Abdulah Sidran ; Leïla Slimani ; Colm Tóibín ; Mario Vargas Llosa ; Adam Zagajewski.

2 Responses to “30 intelektualët më të mëdhenj të Europës bëjnë thirrje për shpëtimin e saj”

Read below or add a comment...

  1. sami reepishti Ph.D. says:

    Nji akt i nalte guximi civil dhe shprehje e nalte e ndergjegjes qytetare per europianet
    Falenderime Z. Ismal Kadare qe na perfaqson ne kete ndermarrje me randesi historike per kontinentin tone.

  2. Mala says:

    Botojeni shkrimin e Akdemi0k Rexhep Qosjes,Ju lutem!

Comment

*