30 mijë familje përfitojnë nga vendimi i qeverisë për hipotekimin e pallateve pa leje

Qeveria nxjerr një vendim sipas të cilit rregullon marrjen e hipotekës për pronarë të apartamenteve të cilët e kanë blerë por nuk kanë mundur të marrin dokumentin e hipotekës deri tani për shkak se ndërtuesit nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore.

Janë rreth 30 mijë familje në Shqipëri që jo për faj të tyre nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës ku jetojnë.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni duke njoftuar për vendimin e marrë tha se në të gjithë vendin numërohen 1320 pallate që preken nga ky vendim, 700 janë në territorin e bashkisë së Tiranës.

Sipas saj me këtë vendim rregullohet e drejta e individëve që kanë blerë pronën dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjithë detyrimeve financiare nga ndërtuesit e investitorët

Eglantina Gjermeni: “Këto familje edhe pse e kanë blerë pronën në mirëbesim nuk janë bërë dot pronarë për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e ndërtuesve. Qytetarët që kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj ndërtuesve të pallateve nuk mund të penalizohen. Vendimi i miratuar sot nga qeveria i jep zgjidhje përfundimtare dhe bën të mundur legalizimin e pronave nga këto familje. Rregullohet e drejta e individëve që kanë blerë pronën dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjithë detyrimeve financiare nga ndërtuesit e investitorët”

/Oranews.tv/

Comment

*