106 vjet shtet: Vatranët festuan 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë

Nga Beqir Sina

YONKERS NY: – Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dhe Bashkësia shqiptare në vijim të traditës shumë vjeçare, festoi mbrëmë me një solemnitet të veçantë, 106 – Vjetorin e Shtetit të Pavarur Shqiptarë – Ditën e Flamurit Kombëtar : 28 Nëntorin 1912. Me këtë rast rreth 400 shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, janë bërë së bashku për të festuar ditën e flamurit kuq e zi rreth Vatres.

Ceremonia e festimit të ditës së Flamurit – Pavarësisë së Shqipërisë, u hap me intonimin e dy hymneve kombëtare, të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Më pas me një minutë heshtje, iu dha një nderim të gjithë të rënëve, dhe, të gjithë atyre që kontribuuan në pavarësinë e shtetit shqiptar.

Festen e vatraneve die bashkesise shqiptare, per kete vit e moderoi Lek Mirakaj dhe Mariana Bulku.

Ndersa fjalen pershendetse me rastin e kesaj feste e mbajti kiyetari i Vatres Dritan Mishto.

Simbas rotacionit bekimin e festes e kreu Imam Edin Gjoni.

Kryetari Dritan Mishto, në emër të Vatrës me këtë rast ka nderuar disa individ të dalluar për kontributin dhe angazhimin e tyre si vatran per më shumë se gjysmë shekulli në mërgim, si dhe dha nje mirenjohje per kontributin e angazhimin e disa individve the organizatave te komunitetit duke ndihmuar Vatren e ceshtjen tone kombetare ne diaspore prej vitesh.

Me pas duke bere edhe nje fotografi te perbashket kiyetari i Vatres, mbasi lexoi motivacionin me te cilin Vatra nderoi keta individ the organizata, falenderoi të gjithë nderuesit për ndihmen qe i dhane ata per vite me rradhe Vatres, kontributin dhe angazhimin e tyre për cështjen tonë kombëtare dhe komunitetin shqiptar në SHBA .

Kjo mbrëmje e madhe festive – për Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë, e cila eshte nje tradite e hershme vatrane qe e ka zanafillen e saj prej se kur u themelua vet Vatra 106 vjet me pare, ka qene shembellytra e shqiptarve te Amerikes per te gezuar die festuar te perbashkuar rreth Vatres.

Dita e Flamurit – Shpallja e Pavaresise se Shqiperis, është festuar me një atmosferë të mrekullueshme gjithmon me pjesmarrjen edhe te personaliteteve dhe individve te dalluar te komunitetit, lider die kleriket, mysfairve nga vendlindja e miqve amerikan, udheheqesve fertar, te te tria besimeve, shqiptareve ne mergim nga Shqiperia, Kosova dhe te gjtiha trojet etnike.

Festen e vatranve e peruollen me nie program artistik artistë të shquar te komunitetit si Frederik Ndoci dhe Gzim Nika, grupi i valletareve te Ansamblit Rozafati, nga Qendra “Nena Terese”, me koreografe Anxhelina Nika, dhe artistë të tjerë mysafire të kësaj mbrëmje festive dhe solmne.

Festa kuq e zi – pavarësisë së Shqipërisë, në lokalin e njohur në qytetin e Yonkersit, ne “Royal Regency Hotel ” – organizuar nga Vatra dhe komuniteti shqiptar vazhdoi, me ushqim, vallëzim dhe shfaqje kulturore, me muzikë me këngë e valle të traditës sonë që ruhen me mall e dashuri me lidhjet shpirtërore me vendlindjen.

Në festën e Federatës Panshqiptare Vatra dhe bashkësisë shqiptare mori pjesë edhe Dega e Vatrës e Michiganit, si dhe nej delegacion i Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me drejtoreshen Gentiana Sula dhe stafin e saj.

106 vjet shtet, 28 Nëntori Dita e Flamurit – Pavarësia e Shqipërisë nga shqiptarët e Amerikës u festua në SHBA dhe Kanada ku shoqata e organizatat grupe të ndryshme organizuan mbremje festive me pjesmarrjen, e personaliteteve amerikane dhe kanadeze, mysafirëve nga , nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, veprimtarëve të dalluar, liderve dhe klerikeve shqiptar të cilët bekuan festën e flamurit Pavarësisë së Shqipërisë.

Comment

*