350 policë për siguri në lojën futbollistike europiane Skënderbeu-Dinamo Zagreb

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura
Publikohen masat e sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “Skëndërbeu” Shqipëri – “Dinamo i Zagrebit” Kroaci që do të mbahet nesër në “Elbasan Arena” në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia e Elbasanit informon se lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Gjithashtu policia u kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Çfarë  nuk duhet të merrni me vete tifoze – Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Nga ora 16:00 e datës 24 gusht  nuk do te lejohet parkimi i mjeteve

Në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.

Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”

Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Comment

*