Zotri klerik…

Arben Rugova*

E para,
Aty ku nuk sundon ligj apo ku drejtesia eshte e brishte (si ne rastin tone), sa per ate se jane besimtare ne Zot, vjedhin edhe hoxhallaret edhe rabinet, edhe papa edhe prifterinjet.

Kane vjedhur qekur jane krijuar fetë, kuptohet, jo te gjithe. Dhe, kete e kane bere her legalisht, her dhunshem dhe her ilegalisht, varesisht nga rrethanat. Plus bakshishi per te shkrueme!

Prandaj, perpjekja per te bere “moral” me ate se kleriket nuk vjedhin ngase besojne ne Zot, nuk shitet te shoqerite e perparuara. Nuk pin uje as te shoqeria jone (e shekullit XXI), edhe pse goxha nje pjese ende disi e parapelqejne laramanine dhe diqysh u vjen marre t’ua thone publikisht.

E dyta,
Kosova eshte shtet sekular dhe ka Kushtetute, e cila nuk e mohon te drejten e besimit, por nuk eshte as permbledhje e ligjeve fetare. Pra, edhe besimtari edhe jobesimtari, i gezojne te drejtat qe i garantohen me Kushtetute, por jo ato qe do te deshironin fanatiket. Perndryshe, ne shqiptaret do ta mbanim Kanunin ne fuqi (ngase eshte shume me modern sesa ligjet fetare).

E treta,
COVID-19 nuk eshte paralajmerim / ndeshkim prej Zotit, ashtu sikurse nuk jane ndeshkime te Zotit as termetet, as luftrat, as masakrat ndaj civileve e femijeve, shembull ne Siri.

Une jam besimtar. Por Zoti qe une e imagjinoj, nuk vret dhe eshte shume i dashur me njerzimin, njeheresh edhe me mua. Ai me flet shqip dhe me ndihmon kurdo qe ndodhem perballe sfidave. Edhe kur deshtoj, e di qe me ka ndihmuar te mos deshtoj pergjithmone. Dhe, keshtu te gjithesijshem dhe gjithepushtetshem do ta imagjinoj deri ne frymen e fundit, por asnjeher ashtu sikur e “njihni” juve.

E katerta,

*Autori nga Plava e Shqipërisë Veriore nën pushtimin malazez prej 1 shekulli është gazetar, ish-editor.

Comment

*