390 mijë udhëtarë në tragete në muajt korrik-gusht

Afro 6.300 udhëtarë kanë lëvizur çdo ditë me tragetet e linjave detare gjatë dy muajve të fundit të sezonit veror.

Statistikat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë se gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti kanë udhëtuar me tragete 390 mijë shtetas vendas dhe të huaj.

Muaji gusht ka shënuar dhe fluksin më të lartë të lëvizjeve nga porti më i madh i vendit duke regjistruar një numër udhëtarësh e automjetesh 10 për qind më të lartë në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.

Gjatë stinës së nxehtë janë të shumtë bashkatdhetarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit të cilët mbërrijnë në Durrës, për të vijuar udhëtimin drejt familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Nuk kanë munguar këtë verë as të huajt, kryesisht ata italianë dhe polakë që kanë shfrytëzuar linjat detare midis Durrësit dhe porteve italiane për të pushuar në bregdetin shqiptar.

/ Top Channel

Comment

*