40 mijë qytetarë të Kosovës hynë sot vetëm nga Morini

Mbi 20 mijë automjete dhe 40 mije qytetarë të Kosovës kaluan Morinin mëngjesin e së shtunës,(12 gusht) duke shënuar fluksin më të madh të muajit gusht.

Falë masave të marra duke shtuar sportelet, nuk ka patur rradhë ndërsa kolona e automjeteve ishte e gjate si në Vërmicë ashtu edhe në Morinë.

Kolonë të automjeteve kishte edhe përgjatë gjithe Rrugës së Kombit ndërkohë që policia rrugore është prezente më patrulla për të përballuar këtë fluks. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

/Oranews.tv/

Comment

*