41,395.00 dollarë u mblodhën në ngjarjen vjetore të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” në Yale Club të Nju Jork-ut

Nga Beqir Sina

New York, 9 nëntor 2017– Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” (AMC) nga Prishtina, Kosovë, mbajti mbrëmjen e dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club, New York City, më 8 nëntor 2017. Fushata për mbledhjen e fondeve, sipas një kumtese zyrtare, thuhet se mblodhi 41,395.00 dollarë në ngjarjen vjetore të radhës.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së, u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Me mbi 70 të ftuar nga biznesi, kultura, politika dhe artet, kulmi i mbrëmjes ishin fjalimet e dhëna nga Përfituesi i Çmimit Virginia Apgar Dr. George A. Little, si dhe persona të tjerë me influencë si biznesmeni Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj dhe Valon Xharra.

Folësit e mbrëmjes treguan mbi rëndësinë e ndërtimit të mardhënieve të mes komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, si dhe inkurajimit për ngritjen e fondeve që do të ndihmojnë drejt uljes së vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në Kosovë.

Gjatë mbrëmjes shumë filantropist dhe afaristë, veprimtarë dhe artiste të komunitetit dhanë kontributin e tyre dhe duke dhuruar fonde në koktelin dy-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte një fustan nga Besë Rugova, një çantë nga Agnesa Vuthaj, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga The by Granita, bizhuteri nga Anita Berisha, një foto session nga Fadil Berisha, qëndrim 4-ditor në vilën e Valon Xharra-së në Kaliforni, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Çelaj, si dhe një kostum të Mbretëreshës Teutë nga Afërdita Delaj.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe donatorëve si Dr. Agron Abrashi, Fondacioni Lukaj, Dorjan dhe Mira Puka, Dr. James C. Strickler, Shprese dhe Rexhe Xhakli, Bekim Ahmetaj, Valon Xharra, Fadil Berisha, dhe kompania e fluturimeve Turkish Airline, si dhe shumë emra të tjerë që e bënë këtë mbrëmje një realitet.

Mbrëmja u përmbyll me sukses, duke i premtuar miqve të ri të AMC-së se fondet e ngritura do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Republikën e Kosovës.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” thuhet në kumtesë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.

Për më shumë www.amchealth.orgKontakt:e-mail: [email protected] tel: +381 38 748 309
mob: +386 49 110 333
www.amchealth.org ;
https://www.facebook.com/actionformothersandchildren

Comment

*