5 mendime për zgjedhjet në Kosovë

Nga Ruben Avxhiu

Kosova po shkon drejt mundësisë për ndërrim pushteti, po nuk më duket nga rezultatet e deritanishme se kemi të bëjmë me ndonjë përmbysje madhore të raporteve partiake.
1. Asnjë parti nuk duket se po merr një mandat të qartë. A do kapë ndonjë parti 30%? Mbase, po deri tani 25% duket sukses.
2. Rrjedhimisht çdo gjë do të varet nga aftësitë për të ndërtuar koalicion qeverisës. Kompromis mes egosh – po shpresoj të triumfojë arsyeja dhe durimi.
3. PDK ka ende një shans për të mbetur në qeveri. Dhe nuk e di nëse ky shans u forcua apo u dobësua nga fakti se në minigarën, mes VV-se dhe LDK-se nuk pati fitues me diferencë.
4. Megjithë rëndësinë e madhe të kësaj vote, pjesëmarrja në votime mbeti e plogësht. Humbja e besimit te politika në Kosovë është e madhe. Kjo është një minus edhe për opozitën.
5. Këto shënime bazohen në rezultatet e deritanishme. Ato do të rishikohen me mbërritjen e rezultateve më të plota.

Comment

*