50 vjet mё parё: Woodstock NY, ’69

Albana M Lifschin

Një gjysmë milion të rinjsh amerikanë u mblodhën në një festival muzike së bashku, në një baltovinë ku shiu binte papushim për të transmetuar mesazhet e Paqes, Dashurisë dhe Vllazërisë.

 

Nga Albana M Lifschin

Pritej të ndodhnin turbullira, kaos, konfrontime. Nga Nju Jorku u caktuan fillimisht 346 policë për të  mbajtur rregullin ato tre ditë , por  mjaft prej tyre u kthyen , sepse nuk u ndje e nevojshme prania e tyre. Asgjë nuk ndodhi.

Si qe e mundur ?

 

Dikush e quajti “Mrekullia e tetë e botёs”

Pёr “Baby boomers” kujtimi i festivalit tё muzikës nё  Woodstock ,(Udstak)NY, gusht 1969 nuk ka për t’u zbehur.  Gazeta Nju Jork Tajms e cilёsoi atё si “një nga tё paktat  ngjarje pёrcaktuese të fundviteve’60, me njё fund qartёsisht tё lumtur”.

Festivali muzikor i Woodstock-ut, nuk qe një ngjarje spontante  e lindur nё vakum. Për ta kuptuar më mirë atë dhe mesazhin që përcolli duhet të kthehemi në atmosferën e asaj periudhe të veçantë  në historinë e Amerikës.

 

Rinia amerikane e viteve ’60-të

Ishte koha kur lufta në Vietnam po vazhdonte ende. Në vitin 1965 numri i ushtarëve amerikanë në Vietnam kishte arritur në 150.000. Në anën tjetër deklaratat e qeverisë për qëllimet paqsore të SHBA binin në kontradiktë me investimet militariste.Përhapja e televizionit në atë kohë, dhe veçanërisht atij me ngjyra i solli tmerret e luftës në shtëpitë amerikane realisht, ashtu siç po ndodhnin. Transmetimet televizive u treguan qytetarëve amerikanë se në Vietnam po vriteshin njerëz të pafajshëm kur në fakt Vietnami nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë e Amerikës. Sa më shumë rritej nevoja për ushtarë për luftën në Vietnam aq me shumë rritej edhe protesta e të rinjve kundër kësaj lufte. Ata bënin çmos në mënyra të ndryshme të shmangnin detyrimin ushtarak. Të tjerë e refuzonin atë direkt dhe merrnin në sy të shkonin edhe në burg. Rasti i kampionit Olimpik të 60 -tës, Cassius Clay që refuzoi hapur vajtjen në ushtri u bë i njohur brënda dhe jashtë vëndit. Ai madje ndërroi emrin në Muhamed Ali, iu bashkua fesë islame dhe deklaroi se kishte arsye religjoze për të mos shkuar në luftë. Qëndrimi i tij i egërsoi autoritetet, që i hoqën titullin e kampionit. Për shumkend Muhamed Ali u shëndrua në hero, për të tjerë u konsiderua si tradhëtar. Duke ballafaquar deklaratën  e Pavaresisë së Amerikës që thotë se “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë…” me faktet konkrete të jetës së popullsisë të qyteteve të mëdha të shteteve të veriut si edhe asaj me ngjyrë, të rinjtë amerikanë filluan të vënë në pikpyetje vërtetësinë e imazhit që kishin formuar nga shkolla dhe prindërit për vëndin e tyre.

Të ndodhur midis kontradiktave, midis asaj çfarë u thuhej dhe realitetit, të rinjtë vunë në diskutim edhe vlerat e gjeneratës së prindërve të tyre. Ata filluan të depërtonin me thellë e seriozisht në jetën politike të vëndit. Studentët e viteve 60-të demostruan në mbështetje të shumë çështjeve të kohës, duke filluar që nga të drejtat civile, kundër luftës në Vietnam, ndalimit të rekrutimit të ushtarëve e deri tek e drejta e hartimit të programeve të tyre mësimore,si edhe  legalizimin e marijuanës. Zyrat e administratës në universitetin Kolumbia, Nju Jork, “u pushtuan” nga studentët. Kjo ndodhi edhe në Wisconsin. Në universitetin e Berklit, Kaliforni, në lëvizjen për të drejtën e fjalës, studenti Mario Savio, udhëheqësi i lëvizjes, arriti deri aty sa të kërkonte përdorimin e fjalëve banale, hapur, edhe në ambjentet publike.

Në valën e protestave mjaft të rinj shkuan edhe më tej. Ata filluan te kundërshtojnë edhe kulturën amerikane të traditës. Ata u përpoqën të krijojnë një kulturë që të ishte krejt e tyrja e ngritur mbi idenë e bashkësisë dhe respektit reciprok. Kultura e re “e hippive”, siç u quajt, vinte në bazë idealet e paqes, dashurisë dhe vllazërisë.

Hipitë në pamjen e jashtme dalloheshin nga të tjerët nga flokët e gjatë, mjekrat dhe veshjet shumëngjyrëshe, në flokë vinin lule etj. Siç përshkruhet nga Harri Silverstein hipitë lindën kryesisht nga shtresat e mesme të shoqërisë amerikane: “Ata nuk është se janë plotësisht të qartë në idetë e tyre, me përjashtim të asaj kryesores: Nuk u pëlqen eksperienca e deritanishme e jetës, kërkojnë të provojnë diçka të re, një mënyrë të re jetese, më shumë liri dhe më shumë individualizëm. Është një fare tërheqje nga jeta e mëparshme e cila për ta s’ka qënë e kënaqshme.”

‘A doni të dini se ç’është një hipi? Është një i ri ose një e re, që të vjetrit mendojnë se ka më shumë liri se ç’duhet”- Ja se çfarë është, -spjegonte një muzikant rroku në një intervistë për shtypin.

Në festivalin e Woodstock-ut  kishte  një masë të madhe hipish.

 

***

Nё 15,16 dhe 17 gusht tё vitit 1969 qindra mijra të rinj  nga 40 shtete të Amerikës vёrshuan drejt njё amfiteatri natyror nё Bethel tё Nju Jorkut, ku shijuan tre ditё shoqёrinё e muzikёs sё kohёs, rrokut, në atmosferën e një paqe e mirëkuptimi të plotë dhe në kushte të vështira natyrore. Tre ditë shiu të vazhdueshëm e kthyen fushёn nё njё terren baltovine tё pafund. Numri i paparashikuar i pjesmarrësve qё afroi gjysёm millioni ndillte frikën e njё katastrofe  tё mundshme. Nё tё kundёrt asgjё e tillё nuk ndodhi. Festivali  i mbijetoi tё gjitha vёshtirёsitë, sfidoi frikёn e ankthin  duke transmetuar triumfalisht mesazhin e paqes, dashurisё dhe shpresёs pёr njё shoqёri mё tё mirё.

Woodstock ёshtё  njё “koloni”muzikore shumё e njohur në veri të NY qё tёrheq vazhdimisht vizitorë , artistё dhe eksentrikёt edhe sot. E vërteta është që festivali  fillimisht u mendua të zhvillohej këtu , por  u çvendos në Bethel.  Woodstock nuk ishte nё gjendje tё pёrballonte 50 mijё njerёz, siç qe planifikuar e le pastaj kur ky numёr u rrit 10 fish. Veç kësaj, qytetarët  nguruan t’u jepnin ndihmë organizatorëve të festivalit , duke dashur të ruajnë reputacionin e  vendit, pasi ai njihej si vendi i Bob Dylan, Jimi Hendrix e artistëve të tjerë që jepnin çfaqje aty. Ironikisht  edhe pse festivali u zhvillua në Bethel, emri i mbeti “Festivali i Udstokut”, ashtu siç qe planifikuar  dhe  me kёtё emёr hyri në histori.

 

Pak fjalё pёr Bethel

Bethel ndodhet rreth 100 mile nё veriperёndim tё NY,  i vendosur nё njё zonё hotelesh dhe gjatё verёs  tёrheq bamoret e NYC, pёr tё kaluar fundjavёn.Gjatё viteve ’60 kёtu jepnin shfaqje njё radhё e tёrё artistёsh nga Lenny Bruce tek Joan Rivers. Edhe kur kjo kohё e artё kaloi, pёrsёri çdo verё Bethel “fryej’ nga shtimi i popullatёs çdo fund jave. Dhe banorёt ishin mёsuar nga ky influks. Madje kur ishte piku i verёs edhe spitalet ishin tё pёrgatitur pёr çdo  të papritur. E megjithatё askush s’e parashikonte atё qё do tё sillte fundjava e 15,16 dhe 17 gushtit.

Max Yasgur- një emër që lidhet pazgjidhshmërisht me festivalin. Eshtë një emër që organizatoret e tij edhe pjesmarrësit nuk do ta harronin kurrë. Max Yasgur ishte njeri  me zemër dhe me vizion. Ai u krijoi mundësinë që festivali të zhvillohej në fermën e tij dhe u qëndroi pranë deri në fund duke  besuar se kjo ngjarje do të ngushtonte hendekun që qe krijuar atë kohë midis dy gjeneratave: etërve dhe bijëve. Në fermën e tij filluan punimet për ndërtimin e skenës gjigande të festivalit, u ngritën gardhe prej teli që rethonin fushën, u punua për sjelljen e rrjetit elektrik që nga 5 milje larg dhe  mijra banjo (wc ) publike  u transportuan dhe u vendosën aty për pjesmarrësit, gjithnjë duke parashikuar 50 mijë vetë.Organizatorët bënë të gjitha përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave të këtij numri siç e kishin planifikuar. Mirëpo numri i spektatorëve u rrit me shpejtësi  të pa-parashikueshme, që para fillimit të festivalit. Ai kapërceu njëqindmijëshin, dyqinmijëshin dhe arriti deri në një shokim të vërtetë : 500 mijë të mbledhur bashkë në një vend të pavend. Njerëzit vinin turma- turma,nga të gjithat anët, jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga 3 mijë mile larg tij. Ata kaluan gardhet prej teli  e madje i rrafshuan fare duke shkelur mbi to. Në kushtet e reja u lajmёrua me altoparlant se hyrja nё koncert qe shpallur e lirё. Nuk ishte më e nevojshme të paraqiteshin biletat. Atёhere organizatorët iu drejtuan spektatorëve për kooperim në mënyrën më demokratike. “ Tani, le të shohim drejt në sy situatën e krijuar. Sot erdhën mijra e mijra njerëz, shumë më tepër seç mund ta mendonim, apo se do të ishte e mundur. Për ta realizuar këtë festival me sukses, ne do të kemi nevojë për njeri tjetrin. Vetëm një gjë shumë të rëndësishme duhet të mbani mend kur të shkoni për të fjetur, këtu apo në pyll qoftë, që ai që fle pranë kush është vëllai juaj. Ju duhet ta trajtoni njëri tjetrin pikërisht ashtu. Ndryshe kemi dështuar.”

Koncerti fillonte tё premten nё orёn 4pm. U bёnё njoftime pёr spektatorёt qё ishin ende në rrugë, tё ktheheshin mbrapsht,pasi rrugёt qenё bllokuar. “ Kushdo qё pёrpiqet tё vijё kёtu, ёshtё i çmendur, deklaronte  Wes Pomeroi, pёrgjegjёsi i shёrbimit tё sigurisё –“i gjithё Sullivan county ёshtё kthyer nё park makinash Por qe e kotë. Me fillimin e shiut, të shtunën në mëngjes, kur i gjithë terreni u kthye në llucë u bë e pamundur parkimi i makinave. Njerëzit i linin ato në rrugë dhe  bënin 5 mile rrugë për të mbërritur në festival. Helikopterët erdhën në ndihmë për të marrë ata që ishin bllokuar në rrugë.

Gjithësesi, vërshimi i  pandalshëm i të rinjve krijoi panik sa një nga organizuesit u shpreh se parashikonte njё ‘holokaust’, nёse nuk e ndalonin festivalin. Viti i mёparshёm(’68) kishte qёnё viti mё i dhunshёm dhe më i përgjakshëm pёr Amerikёn. Qe  viti qё u  vra me atentat Martin Luter Kingu dhe Robert Kenedi, viti i protestave të mëdha studentore dhe tani ky masivitet i papërballueshëm të rinjsh…Numri i njerëzve të mbledhur  në Bethel e kaloi popullsinë e Bufalos, që ishte qyteti i dytë për nga madhësia i shtetit të  Nju Jorkut  atë kohë. Paniku hyri edhe  tek personeli shëndetsor që nuk ishin përgatitur për një popullim të tillë. Në tendat mjeksore nevojiteshin shumë e më shumë mjekë e infermiere.

Dhe ata nuk vonuan të vijnë. Infermierja Lucille Thalman,qё punonte nё spital, kishte planifikuar tё bënte pёrvjetorin e dhjetë tё martesёs nё Woodstock, por kur dёgjoi pёr nevojёn  e madhe pёr personel mjeksor, vendosi tё nisej menjëherë, vullnetarisht, pa pagesë.” U habita,- tregon ajo nё kujtimet e saj,- mu duk sikur kisha hyrё nё njё botё tjetёr. Pashë njё skenё surreale. Muzikё me volum tё lartё, shi pareshtur, lakuriqsi. Nё librin“Tre ditё paqe, muzikë dhe kujdes mjeksor”, autorёt e librit (M. Gitell & J. Kelly) fokusohen kryesisht nё elementin e tretё- shёrbimin mjeksor për një popullsi gjysmë milionëshe në rrethana të jashtëzakonshme, kur i gjithë vendi qe kthyer në baltovinë nga shiu qe binte pareshtur.Në libër ka episode interesante qё japin një tabllo të plotë  e reale se çbëhej  në Bethel, pёrveç muzikёs. Mjaft tё rinj paraqiteshin nё ambulancё e refuzonin të jepnin emrat. Njё nga pacientёt tha se po ta merrnin vesh prindёrit qё ai ndodhej nё  Woodstock, s’do ta linin mё të dilte nga shtёpia.  Me të rinjtё e droguar infermiereve u duhej të silleshin me takt, t’i pyesnin me mirёsjellje se ç’ngjyrё ishte kokrra qё kishin marrё dhe sa kokra tё tilla merrnin.”Nuk duhej të tingëllonim si hetuese, por tё shprehnim kujdesin tonë njerëzor.” -shprehej  njё nga infermieret. Njё tjetёr tregonte, se në çdo moment qё dilte nga tenda e infermierisё pёr tё marrё ajёr tё pastёr nuk pushonte sё buzёqeshuri. Ajri ishte i parfumuar me tym mariuane.

 

***

Nga Nju Jorku u caktuan fillimisht 346 policë për të  mbajtur rregullin ato tre ditë , por  mjaft prej tyre u kthyen ,sepse nuk u ndije e nevojshme prania e tyre. Njeri prej tyre deklaroi që s’ka pasur asnjë incident  midis të rinjve dhe policisë. “Dhe kur na pyesnin për vendndodhjen e festivalit, ishin të gjithë shumë të sjellshëm. Askush nuk na quajti ‘pigs’ “. Media, siç imagjinohet, vërshoi në Woodstok në intervista me të rinj, organizatorë, policë, etj. Po sjell këtu një moment nga një intervistë e një gazetari me një person me uniformë  të fiksuar nga kamera.

Ai: – Jam i habitur nga sjellja e këtyre të rinjve. Janë shumë të sjellshëm.

Gazetari:-Më vjen çudi që kjo deklaratë vjen nga një polic…

Ai:- Nuk jam polic, por shefi i policisë.

Shefi i policisё i Montecelos, Lou Yank tha se pjesmarrёsit nё festivali ishin “nga më të sjellshmit grupe qё kishte parё”.

Pyetjes më të  përgjithshme të gazetarëve se si ndiheshin në Woodstock  të rinjtë iu dhanë këto përgjigje:

– Këtu gjithkush është i kënaqur.

-Eshtë bukur këtu.

– Çdo gjë  është si në WEST.

-Ky është qyteti  i tretë  më i madh në botë.

Çfarë kanë muzikantët që i bën ata të komunikojnë kaq mirë me njerëzit?

– Muzikën. Muzika është mjet  komunikimi.

– Si komunikon?

– Komunikon me ndjenjat tona.

-Për çfarë janë këngët që këndohen në festival?

-Për  jetën sot… temat e ditës…

Përgjigjet e të rinjve qenë sa spontane, aq dhe të vërteta. Kjo qe tematika që rezononte direkt me ndjenjat e tyre. Vargjet e këngëve ishin depërtuese në shpirtin e të rinjve dhe këto  këngë ishin edhe më të duartrokiturat. Madje shpesh këngëtari  shoqërohej nga turma dhe turma nuk ishte pak, por  një det i tërë e i pafund.

Mbetën të paharruara fjalët e Joan Baez në  këngën për të shoqin , Xho Hill, që kishte dy javë e gjysëm në burg sepse refuzoi të shkonte ushtar në Vietnam.

Në të tre ditët e festivalit kënduan 33 grupe, nga të cilët Richie Havens, Joan Baez, Santana, The Who, Joe Cocker, Sha-Na-Na, Janis Joplin, Jimi Hendrix Crosby, Stills, Nash & Young, Sly &The family Stone, Country Joe & The Fish,etj.etj

 

Baltovina- “pistë vallzimi”

Kur retë të zeza u grumbulluan me shpejtësi në qiell,  të rinjtë u lajmëruan të zbrisni sa më parë nga “kullat” (ku qenë  instalimet elektrike) ku ata ishin ngjitur për të parë më mirë festivalin. Me afrimin e stuhisë së shiut duhej evituar çdo incident i mundshëm.  Të rinjtë  me vështrimin drejt qiellit thërrisnin në grupe:No rain! No rain!”Por shiu nuk i dëgjoi. Ai filloi të binte pa ndërprerje. Rrobat e bëra  ujë sikur nuk kishin më funksion në trup.  Kënga  vazhdonte:

“ I just need somebody to love”…

Baltovina  u kthye në “pistë vallzimi” e skije. Mjaft  të rinj e lëshonin veten në rrëshqitje e rrukullisje ndërkohë që personeli mjeksor prisnin me ankth katastrofën. Në kushtet e shiut dhe të erës  tendat spitalore ishte e vështirë të mirëmbaheshin. Stuhia rrezikonte madje edhe vetë egzistencën e tyre. Në fotot e kohës sheh të rinj që sëbashku me infermierët përpiqen të mbajnë në këmbë një tendë spitalore, që stuhia përpiqej ta shkulte nga vendi.

Rastet  e tetanozit  u bënë  të pёrditshme  e tё shumta.Të rinjtë rrinin nё radhë pranё tendёs mjeksore, me kёmbёt e bëra copё, që kishin nevojё pёr mjekim. Nga të ecurit këmbëzbathur në llucë copëza qelqesh të thyera u ishin ngulur në këmbë.

 

Droga

Në festival u përdor drogë në një masë të madhe. Të rinjtë thithnin dhe ia pasonin”cigaret’ e mariuanës njeri tjetrit”. Ja si i adresohej këtij fakti Max Yazgur “Nëse përdorimi i i drogës ka hyrë tek të rinjtë, ky duhet konsideruar si një problem  me të cilin shoqëria duhet të merret seriozisht.Në se ne duam që të rinjtë tanë të çlirohen nga droga atëhere ne duhet t’u krijojmë atyre një klimë ku ata të rriten pa qënë të detyruar të kthejnë sytë nga droga, për t’ju shmangur shoqërisë sonë. Kjo gjeneratë janë votuesit dhe ligjbёrёsit e tё nesёrmes… Brezi ynë  duhet tё mbledhё mendjen e tё vendosë, madje shpejt, a duhet t’i trajtojmë ata nё mёnyrё tё drejtë, apo t’i çvlerёsojmё sepse  nuk shkurtojnё flokёt, apo nuk vishen ashtu siç na pёlqen neve. Nёse ne nuk i pёrgjigjemi shqetёsimit tё tyre, atёhere do t’i  pёrgjigjen radikalёt dhe ekstremistёt  dhe kёshtu nё Amerikё do tё vazhdojё anarkia dhe dhuna . Mirёpo ёshtё e provuar qё kёta tё rinj nuk duan tё ndjekin grupet radikaliste qё ushtrojnё presion mbi ta”.

  

Dy lindje

Gjatë tre ditëve  të festivalit u rregjistruan edhe dy lindje. Një grua lindi në makinё, pa mundur të të arrinte në spital pёr shkak tё trafikut tё bllokuar . Tjetra u dërgua në spital  me helikopter , por nuk pranoi tё ekspozohej para medias. Dhjetë  vjet më vonё  kur Nju Jork Tajmsi, nё pёrvjetorin e festivalit tё Udstokut pёrpiqej të gjente dhe të idendifikonte “bebet” që lindën atë kohë e pati tё vështirë ta realizojë  kёtё qёllim. Njera nga gratё qё lindi atje”, tha se ajo ende s’i kishte thёnё fёmijёs sё vet qe kish lindur nё Woodstok, si mund t’i thosh gazetës?

Lajmi për lindjen e foshnjeve u shpërnda  si një gëzim për të gjithë. Një këngëtar i emocionuar u ngjit në skenë duke iu drejtuar masës së njerëzve: “A nuk është ky një qytet i vërtetë?” Një këngë e improvizuar lindi në çast. Kënga përcillte mesazhin për të kuptuar gjeneratën e re që po lind.

 

***

Ditёn e tretё tё festivalit, filloi tё mungonte ushqimi. Ishte e diel. Nga altoparlantët  u njoftua se do t’u shërbehej ushqim tё gjithёve dhe madje ushqim shumë i mirë. “Breakfast in bed”, siç u quajt. Shumё nga pjesmarrёsit ishin mёsuar me pica e hotdogs, atё mëngjes hёngrën njё farё bollguri mbi tё cilin ishin hedhur arra, kikirikё tё pёrzjera bashkë .Gjithashtu edhe zarzavate tё fёrguara tё servirura tё gjitha nё pjatё letre.

Atë mëngjes  në  skenën e festivalit u ftua Max Yazgur, njeriu që e njihnin dhe donin të gjithë.

I diplomuari nga Universiteti i Nju Jorkut, dhe  i kthyer në fermën e tij  për ta bërë atë më të suksesshme, ai  e filloi fjalën e tij kështu: “Ky është më i madhi grup që mblidhet në një vend të vetëm, e  ne s’e kishim idenë se kjo do të ndodhte. Ju provuat diçka jo vetëm këtu para nesh, por para  gjithë botës- se gjysëm milioni të rinjsh mund të bëhen bashkë  dhe  për tre ditë, vetëm për kënaqësinë e muzikës, dhe asgjë tjetër. Zoti ju bekoftë për këtë!

Në raportin e tij për festivalin, ai do tё shkruante : “. Nё Bethel u provua qё pavarёsisht nga diversiteti i madh, gjysёm milioni tё rinjsh  ruajtёn qetёsinё dhe unё mendoj qё edhe miliona tё tjerё si ata  duan tё jenё pjesё e njё shoqёrie tё paqme sёbashku me ne. Por nё qoftёse se ne i lёmё ata jashtё , “atёhere, siç ka thёnё Robert Kenedi, do tё jetё faji ynё nёse ata pёrfundojnё nё radhёt e radikalёve dhe tё anarkisë”.

 

Nuk ndodhën as turbullira, as kaos, as konfrontime… Si qe e mundur ?

Asnjё ankth apo  frikë nuk u justifikua. Tё rinjtё e uritur ndanё me njeri tjetrin gjithё çkishin,  ndezën zjarre larg territorit të shtёpive tё fshatit dhe fjetёn nё fushё. Banorët e fshatit aty rotull u sollën ushqime. Policia lokale, infermierё vullnetarё dhanё ndihmёn e tyre . Nuk pati asnjё incident, megjithёse tё gjithё faktorёt ishin aty: numri jashtёzakonisht i madh i spektatorëve, dy stuhi shiu të furishme, trafiku i mbingarkuar, rrugё tё pamjaftueshme, tё rinj qё kishin ardhur tё papёrgatitur, njerëz me pikpamje të ndryshme”(midis pjesmarrësve kishte edhe elementë komunistë që provokonin e prisnin të komentonin dështimin e festivalit) asgjë e tillë nuk ndodhi. Pse vallё?

Sepse ishin vetё  tё rinjtё qё e kishin vendosur nё mёndjen e tyre tё silleshin mirё,tё mos linin qё kushtet e motit  e vështirёsitё e tjera tё provokonin tek ata sherre. Parimi i tyre ishte: Ji i sjellshëm me të tjerët qoftë edhe kur të provokojnë që ata të jenë të sjellshëm me ty’. Ky qe parimi i këtyre  të rinjve që kërkonin që shoqëria t’i kuptonte dhe t’i pranonte ashtu siç ishin.

Siç u shpreh Dr. Abruzzi, “Në festival mbretёronte njё atmosferё dashurie dhe tolerance.  Nga një klimё deprivimi,vёshtirёsish erdhi njё ndjenjё dashurie tolerance dhe durimi pёr t’u pasur zili. Paqja dhe dashuria triumfoi. Krishti duhet tё ketё buzёqeshur!”

Dikush e quajti festivalin e Woodstock-ut“ mrekullia e tetë e botёs.

oodstcok

Comment

*