6 serbë arrestohen në Greqi për vrasjen e një turisti amerikan

Athinë, 8 korrik 2017 – Policia e Greqisë ka njoftuar sot se i ka arrestuar 8 vetë, përfshirë 6 shtetas të Serbisë, lidhur me vrasjen e një turisti amerikan, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zante.

Policia ka bërë të ditur se serbët janë arrestuar dje, pas shikimit të regjistrimit të kamerave.

Policia e ka arrestuar edhe bufetierin grek dhe një rojtar britanik, me origjinë nga Serbia.

Të tetë personat janë të dyshuar se e kanë rrahur për vdekje amerikanin 22 vjeçar, Bakari Henderson, të premten në orët e hershme të mëngjesit, në një pushimore në fshatin Laganas.

Policia ka shpjeguar se Hendersoni i ndjerë ishte me një grup të shokëve, të cilët kishin pasur mospajtime me serbët.

Autoritetet kanë thënë se të dyja grupet kishin konsumuar sasi të mëdha  alkooli.

Henderson ka pësuar lëndime serioze në kokë. Ai ishte dërguar në spital, ku ishte konstatuar se kishte vdekur. (REL)

Comment

*