8 të vrarë në një sulm me armë zjarri në Resulaj të Selenicës

Tiranë, 10 gusht 2018 – Një person i armatosur i ka vrarë me armë zjarri 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, në fshatin Resulaj të Selenicës.

Autori i krimit, 24 vjeçari Ridvan Zykaj, është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave kundër viktimave.

Forca të shumta policore nga Vlora dhe Tirana, përfshirë edhe njësitë speciale RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësia Delta kanë vënë në ndjekje të autorit në një zonë të gjerë.

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.  Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit dhe prokurori kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e këij akti.

Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e autorit të krimit. Policia ka tërhequr vrejtjen se autori është i rrezikshëm, prandsaj bën thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktet më të por t’u telefonojnë forcave të rendit. (r.m.)

Comment

*