80 vjetori i Viktor Gjikës

Kjo fotografi eshte bere ne 4 prill 2005 ne nje lokal poshte Malit te Dajtit. Ato kohe kerkoja nje redaktor per librin tim “Fotografia-nje grusht diell” para se ta botoja.

Ndonese me nje pershendetje te lehte me Viktor Gjiken, ai pranoi me nje fisnikeri te vecante e pa asnje shperblim redaktimin e librit. Madje me dha edhe vleresimin e tij per librin, te cilin e ruaj me dashuri.

I jam perhere mirenjohes Viktor Gjikes.!

I paharruar kujtimi i tij!

Qerim Vrioni

Qerim Vrioni dhe Viktor Gjika, në Dajt, 4 prill 2005.

One Response to “80 vjetori i Viktor Gjikës”

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    I nderuar z. Qerim ju faleminderit për këto dy foto dhe sqarimin tuaj për bashkëpunimin tuaj me regjisorin Viktor Gjika, vellain tim te dashur. Keto dy foto dhe shenimi juaj duheshin derguar qe te shiheshin e te lexoheshin ne perkujtimin e 80-vjetorit te Viktorit ne Tirane, si gjëra të reja e me vlerë.
    Për një krijues të tillë të talentuar duhej te ishin treguar në atë ceremoni kujtime me hollësira profesionale dhe emocionale për të nxjerrë në dukje sesi ai ndikoi në kualifikimin e aktorëve të rinj si Rikard Larja, Roza Xhuxha (Anagnosti), Mevlan Shanaj, Bujar Lako, Elida Cangonji, Anisa Markajan, etj dhe kthimin e tyre nga studentë në aktorë kinemaje, që mësuan nën regjinë e tij të luanin natyrshëm dhe ndryshëm nga loja teatrale që kishin mësuar në shkollë. Menjanimi i teatralizmit ne filmat shqiptare është një nga meritat më të rëndësishme të regjisorëve Gjika e Amagnosti, kontribut për të cilin, me sa di unë, nuk është folur e shkruar ende.
    Midis gjërave që duhen zbuluar tek puna regjisoriale e tyre është pikërisht aftësimi i aktorëve për të luajtur në filmat tanë në mënyrë realiste. Gjika dhe Anagnosti duhen parë e zbërthyer si një pendë qe, që punoi me përkushtim e aftësi dhe e ngriti krijimtarinë kinematografike shqiptare në nivele të rinj në vitet 1961-1991. Viktori si drejtor tregoi dhe aftesi organizative dhe kjo u ndje në rritjen e prodhimit dhe të cilësisë së filmave artistikë dhe ata dokumentarë.
    Ndëkohë ishte rasti që shoku i tij më i afërt, Dhimitër Anagnosti, të merrte pjesë në këtë ceremoni e të kërkonte të falur për nxjerrjen në pesion të kolegut e të shokut te tij të afërt e të aftë, sapo u emërua drejtor i kinostudios, kur Viktori mbushi 55 vjet.
    Ky përkujtim duhej shfrytëzuar pikërisht për të nxitur ecjen drejt emancipimit dhe një morali të shëndopshë, mjaft me mburrje e biseda si ato “A doni më për Belulin.”

Comment

*