81 vetë vdiqën në New York City që nga mëngjezi

Në Westchester duket se situata po vihet nën kontroll – kalon mbi 20,000 të infektuarit në Qytet

 

Zyrtarët bënë në ditur të mërkurën në mbrëmje vonë se New York City kishte zbuluar edhe 3,223 raste të konfirmuara që nga mëngjezi duke e çuar numrin total në 20,011. Numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 280, nga 199 që ishte në mëngjez, pra 81 vetë në më pak se 24 orë.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se numri i të infektuarve do të vijë të rritet dhe mund të kapë deri në 50% të popullsisë së Qytetit.

Nga ana tjetër guvernatori Cuomo është treguar optimist nga zhvillimet në Westchester, ku përhapja e virusit Korona duket se është vënë nën kontroll. Kjo tregon për të se me masa shtrënguese mund të përballohet sfida.

Në rang shtetëror, në NewYork, tani numërohen 30,811 raste të konfirmuara; 5,000 më shumë se të martën në mëngjez.

Ashtu si Cuomo edhe de Blasio ka kritikuar ashpër paketën e ndihmës federale që po debatohet në Washington, duke thënë se pjesa që i është lënë New York-ut, është kaq e pamjaftueshme sa mund të quhet imorale. (Ruben Avxhiu)

Comment

*