90 të rinj nga Kosova po diplomohen në universitetet më të mira amerikane

Beqir Sina

Beqir Sina

Zyrtarët nga Kosovës e SHBA, nismëtarë të këtij programi thonë se ai do të ndërtojë kulturën e partneritetit të mirëfilltë akademik, që shkon përtej të ashtuquajturit turizëm akademik, i cilin është parë shumë vitet e fundit…

 

WASHINGTON D.C: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Bujqësisë nga partneriteti 5-vjeçar në mes të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve nga SHBA, kan përfituar nga programi MA&MBA, i cili ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit kosovar.

Zyrtarët e Kosovës dhe SHBA, të cilat kan filluar dhe mbajnë këtë program, kanë thanë kur nisi ai se duke bashkëpunuar me universitetet amerikane, Kosova do të ndërtojë kulturën e partneritetit të mirëfilltë akademik, që shkon përtej të ashtuquajturit turizëm akademik, i cilin është parë shumë vitet e fundit.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në Prishtinë ka thënë në ceremoninë e nisjes së ketij programi që “mbështetja e tillë, është mundësia më e madhe për vendet e reja siç është Kosova. Përvoja e të rinjëve në universitetet amerikane, do të jetë shtytje e madhe në ngritjen e standardeve”.

Ndërsa, sipas rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, “ky lidership transformues është mesazh i qartë se arsimi i lartë është shtyllë e zhvillimit të shoqërisë kosovare”

Janë rreth 90 të rinj e të reja nga Kosova të cilët thotë Ambasada e Kosovës në Washington – që janë duke përfunduar studimet në universitetet më të mira amerikane në SHBA, si pjesë e programit transformuese të udhëheqjes.

“Pa asnjë dyshim, ky është investimi më i mirë se Kosova dhe qeveria e SHBA është duke bërë. Ky lajm është padyshim i mirë ngaqë nga Kosova, mbasi lajmet që vijnë nuk janë gjithmonë aq të mirë. Shpesh herë kemi lajme ku debati është i ashpër dhe me tensione. Por, sapo ju të takoheni me këto djem dhe vajza të reja – njeriu që takon mbushet me shpresë, ashtu si edhe unë shkruan rreth këtij lajmi në profilin e saj në facebook, ambasadoria e Kosovës në Washington zonjusha Vlora Çitaku – duke shtuar se: “Kjo shpresë dhe besim është për të treguar për të gjithë ne shqiptarët -se ëndrra jonë do të bëhet!”.

Natyrisht, e lumtur për këtë bashkëpunim është treguar edhe ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, e cila ka qenë pjesë në procesin e dërgimit të grupit të dytë të studentëve kosovarë në universitetet amerikane.

Jacobson, ka shkruar në statusin e Ambasadores Çitaku se ” Kjo ka qenë gjëja më e mirë që ka bërë në Kosovë – gjatë kohës për sa sherbeu atje – One of the best things we did during my time there”.

Ndërsa,Dr. Shpresa Xhaklli – Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë, shkruan se këta studentë nga Kosova duke studiuar në universitetet në SHBA, janë simbas saj “ Shpresë për të ardhmen! – Hope for the future !”

Comment

*