A do ta nxjerrin nga loja shqiptarët dhe boshnjakët Dritan Abazoviçin?

Dritan Abazovic (Fotografi nga JovovicPG)

Nga Ruben Avxhiu

Listat e vogla në Malin e Zi kanë 7 deputetë. URA e Dritanit ka vetëm 4. Koalicioni qeverisës bëhet më i madh nëse partitë e listat e vogla që ishin të detyruara të rrotullohshin rreth Gukanoviqit, tani mund të shkojnë e t’i japin votat serbëve.
Kjo ka qenë gjithmonë diçka e pamendueshme, madje edhe deri pak pas ditësh.
Mirëpo, kur u pa se serbët dhe pro-serbët e Malit të Zi ishin gati të pranonin njohjen e Kosovës dhe qendrimin në NATO, si dhe vazhdimin e rrugës në BE, atëhere mbase bashkimi serbo-boshnjako-shqiptar në një qeveri nuk ishte edhe aq e pamendueshme më.
Nga një anë koalicioni pro-serb mbledh më shumë vota. Nga ana tjetër, i hakmerren Dritan Abazoviçit që u është sjellë deritani si mbajtësi i peshores së pushtetit. Pakicat kanë më shumë deputetë se URA po janë të përçarë dhe mund të luhen më lehtë njëri-kundër tjetrit. Edhe nëse Dritan Abazoviçi mbetet në qeveri, pesha e tij politike bie.
Po pse shqiptarët e boshnjakët të bashkohen me serbët e serbofilët që kanë nxitur urrejtje e dhunë kundër tyre? Nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Mirëpo, në politikë gjithshka ndodh.
Për shumë shqiptarë në vite një koalicion me Gjukanoviqin ka qenë i pamundur. Një politikan që e nisi nga krahu i Millosheviqit e që u shndërrua tërësisht , sa që udhëheqës nga Shqipëria e Kosova bënë thirrje që shqiptarët të votonin për të në zgjedhjet e fundit.
Në politikë nuk ka shumë parime. Edhe listat shqiptare e boshnjake do të donin ta shihnin Dritan Abazoviçin të dalë nga loja, pas famës së papritur të këtyre ditëve paszgjedhore.
Edhe sikur ky koalicion serbo-boshnjako-shqiptar të mos ndodhë – dhe unë nuk i ndjek edhe aq afër këto zhvillime sa të ofroj një parashikim të sigurtë – mjafton që të tre këta faktorë mund ta shtangin Dritanin e ta bëjnë që të ndjehet i pasigurtë për disa momente për do t’ia vlente përpjekja.
Asgjë nuk mund të kënaqë më shumë sesa këta politikanë të pafuqishëm sesa tundja nga piedestali i ri i fenomenit të ditës në Malin e Zi. Do të ishte një nga ato kthesat e papritura, mbase intriga e këtij vendi të vogël ballkanik.

Comment

*