A do të ketë më aplikime për bashkimet familjare?

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çeshtje të Emigracionit”: Avokati Kieran Both u përgjigjet letrave të lexuesve lidhur me bashkimet familjare

 

Një lexues i rubrikës sonë na shkruan:

“Unë jam shtetas amerikan. Aplikova për bashkim familjar me vëllain. Ai ka pritur 12 vjet dhe është ende  në pritje. Kemi dëgjuar që Emigracioni amerikan nuk do të bëjë më bashkime familjare. A do të anullohet procesi i bashkimit me vëllain tim? Ç’duhet të bëj?”

Anonim

 

Përgjigje:

Lexuesi tanë  kanë të drejtë të shqetësohen për bashkimet me familjarët përtej oqeanit.

Shumë nga këto aplikime janë aprovuar tashmë nga Shërbimi i Emigracionit(USCIS) përfituesi  është në pritje për të marrë vizën.  Ka një gjatësi kohe në pritje për vëllezërit dhe motrat e shtetasve amerikanë,(kategoria F4) që shkon deri në 13 vjet e më shumë.

Administrata e presidentit Tramp ka propozuar mbylljen e të ashtuquajturit “emigracioni zinxhir”duke kufizuar  e green card-ave mbi bazën e bashkimeve familjare, të bashkëshortëve dhe fëmijëve nën moshë. Duket që kjo do të influenconte  edhe aplikimin  e letërshkruesit tonë  për të vëllanë.  Nëse mendoni të aplikoni për bashkim familjar, por ndiheni i dekurajuar nga gjatësia e kohës së procesit aplikoni tani. Mos prisni!

Presidenti vetë, nuk mund të bëjë asnjë ndryshim në ligje  dhe të gjitha propozimet do të kërkonin aprovimin e të dy palëve në kongresin amerikan. Ne shpresojmë që çdo ndryshim në ligje duhet të jetë i drejtë dhe racional për emigrantët pa dokumenta që jetojnë tashmë në SHBA, si edhe anëtarëve të familjeve të shtetasve amerikan dhe rezidentëve të përhershëm që presin për vizë.

Të gjithë  biem dakort që siguria kombëtare është një  çështje e rëndësishme  dhe forcimi i kufirit do të  zvoglonte kërcënimin terrorist. Eshtë e rëndësishme për të gjithë të informojmë përfaqësuesit tanë që ne e mbështesim  një reformë  të arsyshme në Emigracion që nuk dënon ata që kanë aplikime  të vlefshme në proces.

Nëse  lexuesit tanë mendojnë të  aplikojnë për të afërmit e tyre vajzë, djalë ose motër a vëlla, ju sugjerojmë ta bëni atë sa më shpejt.

Nëse ka legjislacion të ri që i jep fund disa prej kategorive të vizave me bazë familje, duhet të ketë edhe një datë të caktuar për të paraqitur edhe peticionet për bashkime familjare para aprovimit të ligjit të ri.

Grandfathering” është një dispozitë në të cilën një rregull i vjetër vazhdon të zbatohet në disa situata ekzistuese, ndërkohë që rregulli i ri do të zbatohet për të gjitha rastet e ardhshme. Ata që përjashtohen nga rregulli i ri thuhet se kanë të drejta  të”trashëguara” ose të drejta të fituara.  Shpesh përjashtimi është i kufizuar; mund të zgjasë për një kohë të dhënë, ose mund të humbasë në rrethana të caktuara. Shpesh, një dispozitë e tillë përdoret si një kompromis për të lejuar miratimin e rregullave të reja pa trondittur një situate të stabilizuar logjistike ose politike. 

Propozimet nga administrata e Trumpit mbi kufizimin e emigracionit me  bazë familjen duhet të përfshihen si pjesë e çdo legjislacioni që trajton statusin e fëmijëve në programin e  DACA-s që u referohet si DREAMERS. Ka shumë presione politike mbi Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar  ata nga deportimi dhe për t’u dhënë statusin e ligjshëm të emigracionit. Megjithatë, duket sikur Shtëpia e Bardhë po përdor propozimet e DACA-s në negociata për të avancuar axhendën e saj kundër hyrjeve ilegale në kufi. Shtëpia e Bardhë po lobon për atë që e quan “reforma pro-punëtore “ në emigracion për të ndaluar emigracion zinxhirin familjar

Qëllimi teorik është të japë green card në bazë të meritës, e jo mbi bazën e lidhjeve familjare. Presidenti dëshiron të krijojë një sistem të bazuar pikësh për fitimin e green card-ës, duke u dhënë përparësi punëtorëve të kualifikuar dhe jo anëtarëve të familjes së shtetasve të Shteteve të Bashkuara dhe banorëve të përhershëm të ligjshëm. Propozimi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu i jep fund e vizave mbi bazën e fitimit të llotarisë amerikane.

Mbrojtja e amerikanëve nga sulmet terroriste është dhe duhet të jetë gjithmonë prioriteti më i lartë, por kufizimi i emigracionit  me bazë familjen ose eliminimi i llotarisë amerikane nuk janë zgjidhje reale. Koncepti i “emigrimit zinxhir” është një mit që nuk bazohet në realitet. Amerika e njeh bashkësinë familjare si një vlerë thelbësore kombëtare.  Ne duhet të vazhdojmë ta respektojmë angazhimin tonë historik për bashkimin e familjeve. Të detyrosh  familjet të jetojnë të ndara për  gjithë jetën e tyre, nuk është mënyrë amerikane. Vendi ynë ka nevojë për një sistem të fuqishëm imigracioni që njeh vlerën e familjes dhe nevojat e bizneseve në Shtetet e Bashkuara. Emigrantët me bazë familjen krijojnë bisnese të vogla që çon në forcimin e komuniteteve.

Ju lutemi telefononi ose shkruani kongresmenit apo  senatorit  tuaj , u kujtoni atyre  për pikëpamjet tuaja në lidhje me këto çështje. U thoni atyre se ju votoni dhe i kushtoni vëmendje përformancës së tyre.

Përfaqsuesit tuaj janë të zgjedhur nga ju dhe punojnë për ju dhe ata duhet të bashkohen me publikun amerikan dhe të qëndrojnë për vlerat e vendit tonë të lirisë dhe të drejtësisë.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacionin për të kërkuar ndihmë të pavarur. Inkurajojmë komentet dhe pyetjet tuaja në adresë të e-mail: [email protected]

 

 

Comment

*