A mund të shmanget deportimi i një emigranti illegal pas qëndrimit prej 10 vjetësh në Amerikë?

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve:

 

Këto ditë, nga një lexues i Ilirisë, na ka ardhur kjo letër:

“Unë jam shtetase e SHBA. Burri im erdhi këtu 12 vjet më parë, pa vizë. Ai nuk paraqiti asnjëherë ndonjë aplikim për emigracionin. Javën e kaluar e arrestuan kur  po kërkonin një kriminel në ndërtesën ku banojmë. Burri im nuk është kriminel, por tani është vënë në procedurë deportimi. Ne kemi tre fëmijë që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara. Dhe nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë pa praninë e burrin tim, sepse unë vetë nuk jam në gjendje të punoj. Taksat i paguajmë dhe  jemi njerëz të mirë. A mund të bëhet ndonjë gjë për ta shpëtuar burrin tim nga deportimi?

Përgjigje: Kohët e fundit nuk kalon asnjë javë pa njoftime për arrestimin dhe ndalimin e emigrantëve pa dokumenta, si në vendin e tyre të punës ose thjesht në shtëpi. Disa prej këtyre njerëzve kanë banuar në SHBA për një periudhë të gjatë kohe dhe kanë krijuar tashmë dhe familje, por megjithatë, DHS synon t’i deportojë ata. Lexuesit tanë na kanë kontaktuar shpesh rreth “rasteve 10 vjeçare”. Shumë njerëz na kanë pyetur nëse mund të aplikojnë për ndonjë lloj statusi ligjor të emigracionit, edhe pse nuk kanë hyrë në SHBA ligjërisht ose kanë dalë jashtë statusit duke qëndruar përtej periudhës kohore të lejuar nga viza e tyre. Këto janë çështje shumë të komplikuara dhe shumë nga këta individë janë subjekt i ndalimit dhe largimit (deportimit) nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS). Një nga aplikimet  në rastet të pranisë fizike dhjetëvjeçare në SHBA quhet “Anulim i deportimit”.

 

Prania fizike dhjetëvjeçare

Një aplikant, që kërkon të çlirohet nga deportimi, duhet të dëshmojë se ai ka qenë fizikisht i pranishëm në SHBA për një periudhë të vazhdueshme prej së paku 10 vjetësh. Prania e vazhdueshme fizike përfundon me marrjen e një njoftimi  nga Emigracioni (A Notice to Appear (NTA) për t’u paraqitur për procedurën e largimit  dmth deportimit nga Amerika. Prania fizike merr fund gjithashtu kur një aplikant nuk është prezent në  SHBA për më shumë se nëntëdhjetë ditë në 1 udhëtim jashtë, ose 180 ditë në total. Shërbimi i njoftimit nga ana e Emigracionit  për t’u paraqitur për të filluar procesin e deportimit, ndërpret periudhën 10-vjeçare, po ashtu dhe  kryerja e një vepre të caktuar penale përfundon periudhën 10-vjeçare të emigrantit pa dokumenta në SHBA.

 

Karakteri i mirë moral.

Një aplikant që kërkon anulim të deportimit  duhet të vërtetojë se ai ka manifestuar një  karakter të mirë moral për 10 vjet. 10 vitet e nevojshme me qëndrim të mirë moral llogariten  që nga data në të cilën kërkesa është gjykuar nga gjyqtari i emigracionit ose Bordi i Apelimit të Emigracionit (BIA) e prapa. Edhe në qoftë se aplikanti nuk ka kryer një krim të turpshëm moral, ai përsëri është i përgjegjshëm për shkelje të tjera ligjore jo aq të rënda. Një përcaktim përfundimtar mund të bëhet në bazë të tërësisë së rrethanave. Shembuj të tillë përfshijnë mospagimin e detyruar financiar të fëmijëve, taksat mbi të ardhurat, shkeljet e mëparshme të ligjeve Emigracionit dhe mashtrim në dokumenta për të përfituar benefite të ndryshme. Gjykatësi mund të kërkojë shlyerje të të gjitha detyrimeve , për periudhen 10vjeçare,veçanërisht pagimin e taksave ,për çdo vit. Aplikanti me t’u pajisur  me autorizimin e punës ai merr SSN(numrin e punës) dhe bën pagimin e taksave te prapambetura në mënyrë të përpiktë.

 

Vështirësi të jashtëzakonshme që krijohen për familjen e emigrantit me deportimin e tij.

Në kërkesën për anulimin e deportimit, aplikanti duhet të jetë në gjendje të tregojë se gjendja e tij personale përputhet me kërkesat e ligjit në përcaktimin e veshtirësive të jashtëzakoshme (për familjen e të deportuarit) dhe se rrethanat e tij meritojnë një vendim të favorshëm nga qeveria e SHBA. Nuk ka përshkrim specifik të “vështirësive të jashtëzakonshme apo ekstreme “, dhe gjyqtari ka fuqinë të vendosë nëse situata është e tillë. Aplikanti duhet të jetë në gjendje të tregojë se pasojat që mund të pësojnë të afërmit e tij janë më të ndryshme nga një person tjetër në të njëjtën situatë. Gjykatat e emigracionit kanë vendosur në rastet e kaluara se parashtruesi duhet të tregojë se bashkëshorti, prindi ose fëmija i tij do të pësojnë vështirësi që janë në thelb përtej asaj që zakonisht pritej të rezultojë nga dëbimi i aplikantit. Standardi për të provuar vështirësitë është shumë i lartë, por është fleksibël dhe nuk ka rregulla specifike që mund të sugjerojmë. Ligji i imigracionit liston 14 faktorë që mund të merren parasysh për të karakterizuar situaten si shume të vështirë. Mosha e aplikantit, mosha e të afërmve të aplikantit, aftësia e të afërmve për të folur gjuhën amtare të aplikantit dhe aftësinë e të afërmit për t’u përshtatur me jetën në vendin e aplikantit, shëndetin e tij dhe të afërmit e tij dhe nevojën, aftësinë e aplikuesit për të gjetur një punë në vendin e tij, gjatësinë e qëndrimit të aplikantit në SHBA, nëse ka anëtarë të tjerë të familjes në SHBA, ndikimin financiar në jetën e  familjes së tij nëse ai dëbohet; edukimi i fëmijëve të nëse ai  dëbohet, ndikimin psikologjik në familjen e tij për shkak të dëbimit, kushtet politike dhe ekonomike të vendit nga ka ardhur aplikanti, lidhjet familjare me vendin, lidhjet me komunitetin që ka aplikanti në SHBA dhe integrimin e tij në këtë shoqëri. Vështirësitë financiare për familjen që lë këtu me dëbimin e tij nuk janë të mjaftueshme për anullimin e deportimit të tij. Por duhen edhe prova të tjera, deklarata nga komuniteti ku banon, letër nga psikologu etj. Sa më shumë evidenca aq më mirë. Në raste të tilla konsultimi me një avokat me përvojë të emigracionit do ishte shumë i nevojshëm. Ne gjithmonë i inkurajojmë emigrantët për konsultime profesionale  në lidhje me situatat e veçanta që ata  mund të ndodhen.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht  emigrantët me informacion duke i aftësuar ata që të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju falenderojmë për komentet pozitive që dërgoni në adresë të rubrikës sonë   dhe i mirëpresim pyetjet në adresën [email protected]    

Comment

*