A mundet presidenti të ndryshojë ligjin re emigracionit për bashkimet familjare dhe llotarinë amerikane?

Avokati Kieran Both

 Emigracion: Avokati Kieran Both në përgjigje të pyetjeve tuaja:

 

 

 

Një letër e nisur në adresën tonë thotë:

Në qoftëse  propozimi i presidentit Tramp për anullimin e bashkimeve familjare aprovohet, çfarë do të ndodhë me kërkesën që kam bërë për bashkim me motrën time,(I-130), aprovuar në 2014?

Ju falenderoj,

S.

SHBA

 

Përgjigje:

Ju falënderoj për email-it tuaj. Lexuesit tanë janë të shqetësuar me të drejtë për kërkesat që tashmë kanë paraqitur për anëtarët e familjes së tyre në Emigracion. Disa prej tyre janë miratuar nga USCIS ,dhe të interesuarit janë duke pritur që data e tyre prioritare të bëhet aktuale, në mënyrë që të marrin vizën. Por për bashkimet familjare (vëlla e motër) ka një periudhë e gjatë pritjeje, para se të kualifikohen për vizë. Periudha e pritjes për kategorinë F4 , është rreth trembëdhjetë (13) vjet ose më shumë.

Propozimi i ri i presidentit Tramp për  bashkimet familjare zinxhir, për t’i kufizuar ato vetëm tek bashkëshortët e fëmijet e tyre,  i jep fund kategorisë F4( bashkim familjar i  shtetasit amerikan me motrat e vëllezrit),  pra ndikon në aplikimin e letërshkruesit tonë.

Presidenti nuk mund të  ndryshojë ligjin pa aprovimin e kongresit amerikan.

Nëse ju keni menduar për të bërë kërkesë për bashkim me vëllezërit apo motrat tuaja por u dekurajon fakti i pritjes së gjatë, duhet të aplikoni tani. Mos prisni.

Ne shpresojmë që çdo ndryshim në ligjet e emigracionit do të jetë i arsyshëm dhe racional për emigrantët pa dokumenta që banojnë në SHBA si edhe per  anëtarët e  famijes së shtetasve amerikanë që banojnë në vende te tjera jashtë SHBA. Ne të gjithë biem dakort që  siguria e vendit  dhe forcimi i kufirit është një çështje e rëndësishme që redukton terrorrizmin. Është e rëndësishme për ne të lidhemi me përfaqsuesit tanë në kongres për t’i informuar ata që ne  mbështesim reformëm e arsyshme  në Emigracion që nuk dënon ata që kanë bërë aplikime/kërkesa/ të ligjshme. Nëse ka aplikime për bashkime familjare të kategorisë F4 , shpresojmë që kongresi nuk do të anullojë ato që  janë aprovuar dhe tashmë janë në pritje për vizë Nëse lexuesit tanë kanë mendje për të aplikuar për bashkim familjar me vëllezërit / motrat, duhen mbushur dokumentat menjëherë. Do të ishte   avantazh  nëse shpejtoni tani para se të ndodhë ndonjë ndryshim në ligj që mund të ndërpresë kërkesat për bashkim mbi bazë e kategorisë. Ose mund të jepet një datë fikse për pranimin e tyre para se të ndërpriten.

“Grandfathering”- është një dispozitë ligjore në të cilën një rregull i vjetër vazhdon të zbatohet në disa situata ekzistuese, ndërkohë që një rregull i ri do të aplikohet për të gjitha rastet e ardhshme. Ata që përjashtohen nga rregulli i ri, thuhet se kanë të drejta të gjyshëruara ose të drejta të fituara. Shpesh, përjashtimi është i kufizuar; mund të zgjasë për një kohë të caktuar, ose mund të humbasë në rrethana të caktuara. Shpesh, një dispozitë e tillë përdoret si një kompromis  për të lejuar rregulla të reja që të miratohen pa shqetësuar një situatë të stabilizuar mirë logjistike apo politike.

Propozimi i Presidentit Tramp sugjeron që kufizimet mbi emigracionin familjar duhet të përfshihen si pjesë e çdo legjislacioni që trajton statusin e fëmijëve të programit  DACA.(DREAMERS-ve) Ka shumë presion politik mbi Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar ata nga deportimi dhe për t’u dhënë statusin e vlefshëm të Emigracionit.

Shtëpia e Bardhë po lobon për atë që e quan “Reforma e emigracionit mbi baza profesionale”(mbi meritat) për t’i dhënë fund emigrimit zinxhir familjar. Teorikisht, qëllimi është të sigurojë statusin e banorëve të përhershëm në bazë të meritës, e jo lidhjeve familjare. Presidenti dëshiron të krijojë një sistem të bazuar me pikë për dhënien e dokumentit të banorit të përhershëm të Amerikës(green card), duke u dhënë përparësi punëtorëve të kualifikuar dhe jo anëtarëve të familjes së shtetasve të Shteteve të Bashkuara që banojnë jashtë vendit. Propozimi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu përfshin fundin e llotarisë së Vizave të Diversitetit, duke pretenduar se ajo inicion rryma të reja të emigrimit zinxhir, sepse fituesit e lotarisë më pas bazuar mbi të, mund të sjellin të afërmit e tyre.

Mbrojtja e amerikanëve nga sulmet terroriste është dhe duhet të jetë gjithmonë prioriteti më i lartë, por kufizimi i emigracionit të bazuar në familje ose eliminimi i llotarisë së vizave, nuk janë zgjidhje reale. Koncepti i “emigracionit zinxhir” është një mit që nuk bazohet në realitet. Amerika e ka njohur prej kohësh faktin që bashkësia familjare është një vlerë thelbësore kombëtare. Duhet të vazhdojmë të nderojmë angazhimin tonë historik për bashkimin e familjeve, për të gjithë jetën e tyre. Vendi ynë ka nevojë për një sistem të fuqishëm të emigracionit që njeh vlerën e familjeve dhe nevojat e bizneseve në Shtetet e Bashkuara. Emigrantët me bazë familjare gjithashtu ushqejnë inovacionin.

Ju lutemi u telefononi ose u shkruani përfaqësuesve dhe senatorëve tuaj dhe u kujtoni atyre pikëpamjet tuaja në lidhje me këto çështje. U kushtoni vëmendje përformancës  së tyre.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë të pavarur.

Inkurajojmë pyetjet tuaja. Ne ju falënderojmë për komentet dhe pyetjet tuaja të vazhdueshme dhe ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë prej tyre në të ardhmen. I ftojmë  ato në adresën tonë e-mail tek [email protected]

 

 

 

Comment

*