AAK: Qëndrimi i Borrellit për kufijtë është i dëmshëm për stabilitetin e rajonit

Prishtinë, 6 maj 2020 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  (AAK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikw tw jashtme e siguri, Josep Borrell, se BE nuk e pwrjashton mundwsinw e diskutimit edhe pwr ndryshime w kufirit mes Kosovws e Serbisw.

AAK e konsideron tendenzioz qwndrimin e Borrellit dhe thekson se ideja për ndryshimin e kufijve është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e AAK-sw.

“Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë dhe pa parime dialoguese do të jetë kundërproduktive dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën”, ka theksuar AAK-ja.

Në mbyllje të reagimit, AAK-ja ka theksuar se kufijtë Kosovës janë definuar më 17 shkurtit 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe se ata kufij janë njohur nga shumica shteteve perëndimore demokratike, në krye me SHBA-në.

(r.m.)

Comment

*