Abdixhiku: Haradinaj vazhdon ta mbajë peng Kosovën

Prishtinë, 23 shkurt 2018 – Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po e mban peng Kosovën për inate personale të tij.

Sipas një postimi të Abdixhikut në Facebook, LDK ofroi një zgjidhje që u pranua nga shumica e partive shqiptare, por, Haradinaj vendosi “me kryeneçësi’, që të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestar, i cili prodhon “kontraditë logjore”.

Abdixhiku thekson se LDK do të votojë marrëveshjen “sapo të shmangen kontraditat ligjore”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

 

Një vend i tanë vazhdon të mbetet peng i inateve të një njeriu – siç mbeti peng për 3 vjet rresht.

Pavarësisht se ofruam një zgjidhje, pavarësisht se kjo zgjjidhje u pranua nga shumica e partive shqiptare, pavarësisht se të gjitha raportet – po e përsëris – TË GJITHA raportet e të gjitha komisioneve ishin në ligj, Kryeministri vendosi me kryeneçësi. Vendosi të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestarë që sipas secilit interpretim ligjor prodhonte kontraditë. Nuk donte zgjidhje ani pse shumica ishin pajtuar për një gjë të tillë.

Sa për gjuhën ofenduese të tij, ajo s’na shantazhon; s’mund të na shantazhojë. Ta harrojnë. Ajo veçse tregon nivelin qeverisës në vend.

LDK do të votojë marrëveshjen, siç ka deklaruar gjithëherë. Unanimisht, me 27 vota për – sapo të shmangen kontraditat ligjore.

(r.m.)

Comment

*