Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion

Tiranë, 11 korrik 2018 – Qeveria e Shqipërisë e miratoi bonusin për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot (11 korrik) edhe bonusin 8% në procedurën e përzgjedhjes për konsorciumin e krijuar nga shoqëritë “Kastrati sh.a” dhe “T.M.D Systems LTD” për dhënien me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Ndërtimet e aeroportit kanë përfunduar në vitin 2006, por ai nuk është vënë asnjëherë në funksion. Kryeministri Rama paralajmëroi para disa muajsh se Aeroporti i Kukësit do të jetë operativ në vjeshtë.

/Ora News/

Comment

*