Afrim Muçiqi: Ditë e madhe për futbollin shqiptar

“Përshëndesim dhe falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe po punojnë vazhdimisht, që futbolli i Kosovës të njihet edhe botërisht, sepse padyshim se e kemi merituar. Padyshim, është ditë e veçantë, ditë shumë e madhe dhe ne menjëherë do të vazhdojmë punën, që të dalim fitues, të tregojmë lojë të mirë. Kemi një staf shumë të mirë të FC Prishtina, të drejtuar shkëlqyeshëm në të gjitha drejtimet”, na tha ndër të tjera, z.Muçiqi, nënkryetar i FC Prishtina.

Dashnim Hebibi, Nyon Zvicër, 19 qershor

Kur po numërohen edhe minutat e fundit, që të mësojmë, se cili ekip do të jetë i parë kundërshtarë, që do të luaj Prishtina, ne siguruam një prononcim ekskluziv me z.Afrim Muçiqi, nënkryetar i FC Prishtina, i cili është në Nyon, me shumë emocione duke e pritur momentin historikë.
Kampionia e futbollit të Kosovës, Trepça ’89 e mësoi kundërshtarin para një orë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve përkatësisht në Europa League, ndërsa Prishtina pask pak minutash, do të mësoj, se me cilën skuadër do të përballet.
Dy skuadrat më të mira të Kosovës, për herë të parë në historinë e futbollit kosovarë, do të  përfaqësojnë Kosovën në dy ligat e mëdha evropiane. Siç dihet, FC Prishtina ndeshjen e saj si vendase do të zhvilloj në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.Ndërsa skuadra deri të hënën do të dorëzojë listën prej 25 futbollistëve që do të licencohen për raundin e parë.Enkas për median tonë, nënkryetari iFC Prishtina enkas nga Nyoni, z.Afrim Muçiqi, ndër të tjera na tha:
“Sot, është një ditë e madhe për sportin e Kosovës. Gjenerata e gjenerata kanë kaluar me dëshirën, që një ditë Kosova të jetë në këto gara. Ne jemi sot në Nyon për të marë pjesë në shortin për raundin e dytë. Siç keni mësuar Trepça’89 do të luaj me skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur. Prishtina është vendosur në grupin e 9-të sëbashku me Jelgava (LVA), B36 Tórshavn (FRO), Connah’s Quay Nomads (WAL), Ballymena United (NIR).
Prishtina në sfidën e parë të kualifikimeve për Europa League, mund të luajë me IFK Norrköping (SWE), Odd (NOR), HJK Helsinki (FIN), Ferencváros (HUN), Nõmme Kalju (EST). Djemtë tanë, shpresoj shumë, se do të tregohen të mirë dhe do të arrijmë suksese. Vërtet jemi me shumë emocione dhe nuk mundemi ti fshehim dotë. Përshëndesim dhe falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe po punojnë vazhdimisht, që futbolli i Kosovës të njihet edhe botërisht, sepse padyshim se e kemi merituar. Sot, padyshim, është ditë e veçantë, ditë shumë e madhe dhe ne menjëherë do të vazhdojmë punën, që të dalim fitues, të tregojmë lojë të mirë. Kemi një staf shumë të mirë të FC Prishtina, të drejtuar shkëlqyeshëm në të gjitha drejtimet. Futbolldashësit do të kenë mundësi të shohin lojëra të mira edhe në Kosovë, por edhe të përkrahin Prishtinën dhe Trepça 89 edhe nëpër europë, kur dijmë se kemi shumë mërgimtarë. Nuk kam se çka të shtoj, po i gëzohemi suksesit dhe dëshira e të gjithëve është, që klubet tona të dalin të suksesshëm në ndeshjet që do ti presin. Me rëndësi, se historia po shkruhet, edhe Kosova do të jetë në këto gara, ku kemi pritur e pritur me dekada. Te para dhe vetëm te para. Këtu në Nyon është një atmosferë e jashtëzakonshme gëzimi”. Po shpresojmë shumë, se dy klubet e Kosovës, FC Prishtina dhe Trepça 89, do të korrin suksese dhe do ti shohim me fitore.

Comment

*