Afro 2 mijë persona figurojnë të përfshirë në vjedhjen e votave të 2010 në Kosovë

“Të gjithë ata komisionarë, emra të  cilëve i kemi marr nga Këshilli Gjyqësor, nga Prokuroria e shtetit, por edhe ata që kemi që janë përfshirë në hetime për mashtrim nuk do të emërohen si anëtarë të komisioneve komunale dhe as si anëtarë të këshillave të vendeve të votimit,” ka thene Kryesuesja e KQZ në Kosovë Valdete Daka

Bekim Salihu

Prishtinë, 28 gusht 2013 –  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tani me ka emrat dhe adresat e mbi 3 mijë personave që gjatë zgjedhjeve qendrore të vitit 2010 duke e shfrytëzuar pozitën e komisionarëve të partive politike janë përfshirë në vjedhjen e votave, në abuzimin me rezultatin e zgjedhjeve apo edhe që kanë shkaktuar incidente me qellim të pengimit të ecurisë së zgjedhjeve.

Kryesuesja e KQZ-se Valdete Daka ka thënë se asnjë nga këta komisionarë nuk do te certifikohet për te marr pjese ne zgjedhjet lokale te 3 nëntorit. “Të gjithë ata komisionarë, emra të  cilëve i kemi marr nga Këshilli Gjyqësor, nga Prokuroria e shtetit, por edhe ata që kemi që janë përfshirë në hetime për mashtrim nuk do të emërohen si anëtarë të komisioneve komunale dhe as si anëtarë të këshillave të vendeve të votimit,” ka thënë tha për agjencinë “Setimes”, teksa ka folur per numrin e atyre qe dyshohet te jene përfshirë ne këto keqpërdorime.

“Më shumë se 200 komisionarë janë dënuar apo ende ndeshen me akuza, ndërsa më shumë se 1.000 janë duke u hetuar për dyshimin në përfshirje në mashtrimin zgjedhor ne forma te ndryshme” ka potencuar Daka.

Nga ana tjetër Leon Malazogu, udhëheqës i Institutit Demokracia për Zhvillim (D4D) që merret me analiza e kërkime të proceseve zgjedhore, është skeptik se komisioni i zgjedhjeve është në një pozitë për të përpiluar një listë të pastër të komisionerëve të rinj.

“Bëhet fjalë për mbi 3.000 vende të votimeve, me nga 7 komisionarë në secilin, që do të thotë 21 mijë njerëz gjithsej. Nuk kemi mundësi teknike që të vëzhgojmë e të njoftojmë të gjitha rastet. Prandaj KQZ e gjykatat duhet të dënojnë anëtarë të partive politike që janë përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet e kaluara, sepse keqpërdorimi i votës nuk bëhet vetëm përmes një individi, por përmes partive politike,” ka pohuar Malazogu.

Ish Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Christofer Dell gjatë vëzhgimit që u ka bërë zgjedhjeve në atë kohë në cilësinë e Ambasadorit  i pati quajtur ato si ‘vjedhje industriale të votave’, duke pasqyruar kësisoj nivelin e lartë të keqpërdorimit të procesit zgjedhor me qellim të favorizimit të partive dhe kandidateve të ndryshëm.

 

Comment

*