Agim Karagjozi, një burrë i rrallë shqipëtar

FJALA E MBAJTUR NË FUNERALIN E TË NDJERIT Z.AGIM KARAGJOZI – 4 PRILL 2018

 

Nga Agim Rexha

Agim Rexhaj me bashkëshorten dr. Laura Rexhaj dhe presidentin Bujar Nishani.

E nderuar Familja Karagjozi,

E dashur Zonja Rozi,

Të dashur Zudi, Angel dhe Shpetim,

Dear father Nikodhin,

Shkelqesija juaj Teuta Sahatqija Ambasadore e Rep. se Kosoves,

I nderuari Z. Armend Shandro – Misioni Shqiptar pran OKB-se

Të dashur Vatranë,

I nderuar z Dritan Mishto, Kreytar i Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës, VATRA!

Te nderuar pjesmarres.

Sot është një ditë e trishtuar pasi po ndahemi nga Kryetari ynë i dashur!

Që prej ditës së parë kur e kam njohur, Presidentin tonë të nderuar të VATRËS, tani të ndjerin Z. Agim Karagjozi, e deri më sot, kam patur nderin dhe mundësinë të flas dhe tu adresohem njerëzve në shumë tubime në emër të Federatës tonë. Por kjo është fjala ime më e vështirë:

Të flas pikërisht në funeralin e tij.

E njoha Z. Karagjozi në ditët e vështira kur Shqipëria ishte nën sundimin e dikataturës më të egër komuniste, ndërsa Kosova dhe viset tjera në ish Jugosllavi përjetonin genocid nën thundrën e Hitlerit të Ballkanit, Miloshevicit.

E njoha këtë burrë të rrallë shqipëtar në tërë kuptimin e fjalës, në kohërat kur atdheu kishte nevojë më shumë se kurrë dhe kur historia ishte bash në kapërcyell të vetin për të kaluar në një fazë tjetër të jetës së shqiptarëve:

Kalimin në demokracinë e modelit perëndimor në njërën anë të kufirit shqiptaro – shqiptar, dhe heqjen e zgjedhjes sllave dhe clirlimin një herë e përgjithmonë në anën tjetër.

Pata nderin dhe fatin e rrallë, që të isha njëri nga nxënesit e dëgjueshëm dhe të vëmendshëm të burrit të urtë , Kryetarit tonë të Përhershëm, z Agim Karagjozit.

Punova me të pa u lodhur dhe pa iu ndarë për të arritur ato objektiva kombëtare që VATRA i ka patur përherë, dhe që nën drejtimin e z Karagjozi dhe si për dashamirësi të historisë ndaj tij, u realizuan pikërisht gjatë kohës kur ai ishte në drejtim të VATRËS:

U arrit demokratizimi i Shqipërisë, Çlirimi dhe formimi i Shtetit Demokratik të Kosovës, zbutja e represionit ndaj vëllezërve tanë në rrethinta kufitare të dy shteteve.

Kam ndarë me të tërë shqetësimin që ky patriot i madh kishte për vëllezërit shqipëtarë, në cdo cep të botës, në Shqiperi, Kosovë,Maqedoni,Mal te Zi,Presheve, Camëri dhe Diasporë.

Lavdi Veprës së Tij!

Të nderuar pjesmarrës:

Vetë ekzistenca e shtetit shqiptar dhe për më tepër ekzistenca e Bashkësisë Shqiptaro Amerikane këtu në Amerikë, nuk mund të kuptohet pa ekzsistencën e VATRËS. Në harkun kohor prej 106 vjetësh, vetë VATRA nuk mund të kuptohet pa aktivitetin dhjetëra vjecar(60) të Agim Karagjozit dhe drejtimin e Saj prej Tij që nga Viti 1992 deri në vitin 2010.

Gjatë kësaj periudhe VATRA, ashtu si një herë e një kohë nën drejtimin e Konicës dhe të Nolit ndihmoi në formimin dhe mëkëmbjen e shtetit shqiptar, po ashtu nën drejtimin e Agim Karagjozit ndihmoi në ndryshimin e formës së qeverisjes dhe vendosjen e shqiptarëve në sisteme demokratike.

Roli i Z Karagjozi në këtë udhëtim të dekadave të fundit ishte një rol i rëndësishëm dhe i shquar. Edhe pasi ai vetë, si një demokratiI vërtetë, për shkak të moshës dhe vështirësve të shëndetit, e la drejtimin e VATRËS, ne Vatranët e nderuam si President Nderi. Dhe ai në këtë cilësi ndërroi jetë.

Të ishe pranë z Karagjozi dhe të drejtoje VATRËN me të, gjë që unë kam patur fatin ta bëj, ishte një kënaqësi e vecantë. Ai ishte njeriu që më shumë dëgjonte sesa fliste; Ai ishte simboliiI maturisë në vendimarrje dhe urtësisë në debat.

Ai ishte njeriu që përkujdesej për cdo gjë, dhe shqetësohej për fatin e kombit tonë.

Ai qantë si një fëmijë kur njoftohej për ato që ndodhnin përtej detit me shqiptarët, por që merrte edhe vendimet më të forta duke frymëzuar njerëzit për aksion.

Ai ishte një shqiptar që e njihte më mirë se kushdo tjetër, historinë e VATRËS dhe korifejve të Saj.

Duke qenë në drejtim të saj, ai Ishte po ashtu edhe njeriu më modest dhe më i thjeshtë. Ai dëgjonte cdokend që kishte një mendim të mirë për kombin.

Ai e deshi VATRËN aq shumë sa para tre muajsh në fillimin e Janarit të këtij viti, në një ditë të acartë u shfaq papritur në VATËR për të ndjekë një ndër aktivitetet e Saj, në promovimin e librit te Ambasadorit Mal Berisha, As sëmundja as mosha nuk mundën ta ndalonin.

Agim Karagjozi e njohu mirë shpirtin e shqiptarëve. Ai diti të shquajë më së miri, ata që ja kishin me të drejtë kombit shqiptar dhe ata që nuk ja kishin. Ai u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë Zoti Bujar Nishani dhe mban tituj të Lartë Nderi i Kombit të lëshuar nga Ai Institucion.

Agim Karagjozi ishte mik i Presidentëve Berisha dhe Rugova, i heroit të Demokracise Azem Hajdari dhe bëri gjithcka për dy shtetet tona shqiptare. Ai ishte mik i cdo shqiptari demokrat, përparimtar, i atyre që mbi gjithcka kanë idealin tonë Kombëtar.

Sot ne po ndahemi nga Presidenti Ynë. Është një moment i vështirë, shumë i vështirë, por edhe një cast solemn, krenarie dhe nderimi, që patëm fatin të kontribuonim për cështjen tonë kombëtare krah për krah Tij.

Sot është një moment lamtumire i natyrshëm por edhe një moment nderimi për trashëgiminë e pashoqe që ai na ka lënë.

Është një moment që ne të gjithë vatranët dhe të gjithë shqiptarët patriotë të betohemi mbi trupin e tij se Vepra e Tij dhe idealet e Vatranëve do të rrojnë.

Është një moment që duhet të ndajmë krenarinë që në mesin e shqiptarëve të Amerikës jetoi dhe punoi për cështjen tonë një burrë i madh, një patriot i vërtetë, vepra e të cilit do të jetojë ashtu si e paraardhesve të VATRËS.

Të qoftë i lehtë dheu’ i Tokës së Lirë, i dashur Presidenti im i perjetshëm I Nderit!

Zoti ta bëkoftë shpirtin!

Lavdi Veprës së Vatranëve dhe Tuajës!

Rroftë Kombi Shqiptar!

U prehsh në Paqë i dashur Kryetar!

Agim Rexhaj

Nënkryetar I VATRËS

Neë York, 4 Prill 2018.

Comment

*