Agjencia Qendrore e Prokurimit në Kosovë shpall tender edhe për prodhime të Serbisë

Prishtinë, 19 janar 2019 – Agjencia Qendrore e Prokurimit po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, ndonëse Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Përveç kësaj, kjo agjenci që bën prokurimet për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar. Vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Kjo agjenci, duke u thirrur në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë iu ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.

Në tenderin që është ndarë në 9 llote, i cili pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike janë edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek” pashteta e pulës “Argeta”.

Disa prej produkteve të referuara janë të prodhuara në Serbi, ndonëse Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100% për prodhimet nga Serbia.

Pika 7 e nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik ua ndalon Autoriteteve Kontraktuese që në specifikimet teknike t’i referohen një artikulli ose një burimi të veçantë.

“Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi”, thuhet në pikën 7 të nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.

E njëjta pikë e këtij neni lë hapësirë që institucionet t’u referohen edhe artikujve të veçantë, por kjo lejohet vetëm “në kushte të jashtëzakonshme”.

“Pavarësisht nga e mësipërmja, autoriteti kontraktues mundet, që në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në pajtim me paragrafin 3-6. të këtij neni ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalët ‘ose ekuivalent’0”, thuhet në pjesën e dytë të kësaj pike të nenit 28.

Por, në disa nga produktet e kërkuara në tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit ka edhe prodhime të Kosovës që janë mirë të njohura në Kosovë.

Kompania Prodhuese “Liri” tashnjë kohë të gjatë e prodhon keksin “Sempre”, që është ekuivalent me prodhimin e Serbisë “Plazma”. Njëjtë është edhe me pashtetën “Argeta”, e cila është specifikuar në tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Fabrika për përpunimin e mishit “MEKA” tash sa kohë prodhon pashteta me shije të ndryshme.

AQP ka kërkuar të blejë 6 mijë copa kifle me “eurokrem”. Përveç kësaj, ka kërkuar edhe 445,284 copa “Eurokrem” ose prodhime ekuivalente 50 grasmëdhe, të paketuara në foli, por ka kërkuar 9,528 kilogramë “Eurokrem” ose pridukt ekuivalent.

AQP-ja i ka kërkuar edhe keks me emra të produkteve të caktuara. I ka kërkuar 5,937 copë “Plazma” apo keks ekuivalent me paketim 150 gramësh si edhe 8,418 kilogramë keks “Petit Beurre” ose keks ekuivalent.

Përveç tyre, AQP-ja ka kërkuar edhe djathëra me emra specifikë të produkteve, edhepse në Kosovë janë disa kompani që prodhojnë djath

AQP-ja kërkon t’i blejë edhe 19,317 kilogram djath “Feta” ose ekuivalent, me paketim 4 kilogramësh plastike ose në kanaqe, si edhe 8,238 kilogramë të tjerë djath ‘Feta” ose ekuivalent, por nuk e ka specifikuar paketimin.

Janë kërkuar edhe pashteta me emër specifik të një prodhuesi të caktuar. Është kërkuar të blehen 365 mijë e 67 copa “pashteta pule ‘Argeta’” ose ekuivalente. Më se 127 mijë e 500 copë pashteta pule “Argeta” ose ekuivalente janë kërkuar edhe në një llot tjetër të tenderit të AQP.

(Kallxo.com)

Comment

*