Agjensia iraniane: 769 shqiptarë të rekrutuar drejt Sirisë

Në artikull thuhet se të rekrutuarit në Tiranë i nënshtrohen trajnimeve ushtarake nga oficerë amerikanë të dalë në pension dhe gjithçka ndodh në bazën ushtarake Reyhanli në jug të Turqisë, në provincën Hatay

 

Dardan Malaj

Agjensia iraniane e lajmeve FNA raporton se një fondacion turk bamirësie me emrin IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë për ti dërguar më pas në Turqi ku trajnohen për të luftuar kundër qeverisë së Damaskut. Një burim citohet në artikull të ketë thënë se fondacioni operon nën maskimin e aktiviteteve të bamirësisë por vepron në koordinim të plotë me Ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu dhe grupin ekstremist të Saudi Wahhabi.

“Deri më tani kanë transferuar 769 shqiptarë drejt Sirisë ku i janë bashkuar asaj që njihet si Ushtria për Çlirimin e Sirisë”, thotë burimi që dëshiron të mbetet anonim dhe është cituar të mërkurën nga FNA.

Në artikull thuhet se të rekrutuarit në Tiranë i nënshtrohen trajnimeve ushtarake nga oficerë amerikanë të dalë në pension dhe gjithçka ndodh në bazën ushtarake Reyhanli në jug të Turqisë, në provincën Hatay.

“Grupi i fundit i këtyre të rekrutuarve në përbërje të të cilit ishin 90 shqiptarë u nis drejt Stambollit nga Tirana me fluturimin e Turkish Air Nr.1078 më datën 30 qershor 2013”, konfirmon burimi.

Dyshohet se tanimë një numër rreth 450 shqiptarësh i janë larguar Frontit për Çlirimin e Sirisë dhe i janë bashkuar grupeve të lidhura me organizatën al-Qaeda dhe veçanërisht frontit al-Nusra.

One Response to “Agjensia iraniane: 769 shqiptarë të rekrutuar drejt Sirisë”

Read below or add a comment...

  1. d says:

    Artikulli origjinal vazhdon më tutje duke përfshirë edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA janë paralelisht dhe bashkërisht të përfshira kundër Asadit, madje duke rekrutuar edhe anëtarë të al-Kaedes. Për rrjedhojë, FARS akuzon se në një kazan zihen të gjitha fraksionet fetare dhe interesat politike turke e perëndimore. Kjo bëhet me vetëdijen e shërbimeve sekrete të ndryshme. Ky është thlebi i artikullit.

    Kjo do të thotë se shqiptarët e rekrutuar për në Siri po i shërbejnë perëndimit; dhe se vetem keta qe ngrihen kundra jane antiperendimore!

    http://www.e-zani.com/2013/08/15/myslimane-te-keqij-dhe-mashtrues-te-mire/

Comment

*