Agron Hoxha i Kom.Mysliman: Askush nuk ka qëllim mbulimin e “Skënderbeut”!

Intervistë për gazetën “Illyria” me drejtorin për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në Komunitetin Mysliman të Shqiëprisë, Agron Hoxha

Bisedoi: Denion Ndrenika

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se ndihet i prekur nga lajmet mbi mbulimin e shtatores së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbut gjatë ceremonisë se faljes së Namazit.

Agron Hoxha, drejtori për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, bisedoi shkurtimisht në telefon me gazetën “Illyria” në SHBA dhe radion “Kosova” në Kosovë.

-Përse ka debat me tone të ashpra për mosshfaqjen apo mbulimin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut gjatë faljes së namazit? Çfarë komenti keni ju lutem?

-Agron Hoxha: “Askush nuk ka pasur qëllim mbulimin e monumentit! Tribunën e faljes ne e vendosim pranë xhamisë së Et’hem Beut. Dëgjoni”?

-Po, po dëgjoj. Vazhdoni!

-Agron Hoxha: “Në një farë mënyre ajo falje i referohet një ceremonie që bëhet në xhami. Pjesëmarrja është shumë e madhe dhe mbushet i gjithë sheshi. Pjesa më e madhe nuk e shohin dot, sepse ajo nuk duket aty, prandaj dhe vendosim një ekran për transmetim me kamera”.

-Ka qenë një veprim për arsye teknike, po thoni?

-Agron Hoxha: “Dëgjoni, edhe tribuna që u bë për hapjen e sheshit nga bashkia, në disa kënde nuk dukej “Skënderbeu”. Plus, ka pasur një ekran 5-6 metra më lart se sa e vendosëm ne. Pra, ashtu siç e kishte vendosur edhe vetë bashkia”.

-Pa paragjykuar, pamjet tregojnë hera-herës mbulimin e shtatores, ndaj një shpjegim duhet.

-Agron Hoxha: “Po, madje, unë ju dërgoj edhe fotografitë e “Skënderbeut”. Pjesa më e madhe e sheshit ishte qartësisht e dukshme. Ne vetëm vendosëm një ekran në një pikë qendrore që të shihej në të gjitha anët”.

-Faleminderit zoti Hoxha!

-Agron Hoxha: “Faleminderit prej jush”!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1504442276282989&id=489787761081784&_rdr

0

One Response to “Agron Hoxha i Kom.Mysliman: Askush nuk ka qëllim mbulimin e “Skënderbeut”!”

Read below or add a comment...

  1. LEK GJOKA says:

    Dielli nuk mbulohet me shoshe. Keni gabuar rëndë dhe keni shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë . Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i përket të gjithë kombit shqiptar por faji nuk është i gjithë i juaji si organizator por i Sorosianit Lali Erit që për ca vota me teper fyen heroin tonë kombëtar.
    Aq vështirë është të kërkohet falje publike atyre që sipas jush janë keqkuptuar . Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e besime fetare apo politikaneve të korruptuar.

Comment

*